LAJMI I FUNDIT:

Vetura e printuar në 3D që lëviz me rrymë (Foto/Video)

Vetura e printuar në 3D që lëviz me rrymë (Foto/Video)

Duket si lodër fëmijësh, por në fakt është vetura e parë e printuar me sistemin 3D dhe që mbushet me rrymë.

vetura 3d 02

LM3D Swim është një veturë e prodhuar në Arizonë të Shteteve të Bashkuara, që do të dalë në shitje në pranverë të vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.


Kjo veturë që duket sikur të ketë dalë nga ndonjë film i animuar, do të kushtoi 53 mijë dollarë dhe mund të porositet me ngjyra të ndryshme, varësisht nga dëshira.

vetura 3d 03

Falë fleksibilitetit të punimit, kjo veturë mund të modifikohet, duke i dhënë një formë tjetër pamjes së saj – të jashtme dhe të brendshme. /Telegrafi/