LAJMI I FUNDIT:

Makinat Batman (Video)

Makinat Batman (Video)

Mark Racop ka ndërtuar pesë lloje të makinave identike të cilat janë kopje e automjetit origjinal që i takon vitit 1966.

50 vjeçari së bashku me ekipin e tij janë bërë të famshëm në mbarë botën me koleksionin unik që kanë arritur të ndërtojnë.


Ai tregon që deri më tani për të arritur qëllimin e tyre kanë shpenzuar më shumë se 250.000 dollarë, transmeton RTV Dukagjini.

“Gjithmonë kam qenë i obsesionuar pas filmit Batman dhe synimi im për një kohë shumë të gjatë ka qenë që të arrijë që nga ikona e famshme e tij të krijojë diçka”, ka thënë Racop.

Mark thotë që për më shumë se 6 vite ka kaluar duke punuar për çdo moment të jetës së tij për të ndërtuar 5 automjetet identike.

Përpos kësaj, në shtëpinë ku jeton ka edhe një koleksion me gjëra të ndryshme që kanë të bëjnë me personazhin e “Batmanit”.

“Ka qenë punë që ka kërkuar përkushtim të madh sepse për më shumë se një vit është dashur që të kalojë duke shikuar filmat dhe mënyrën se si besohet që është ndërtuar makina origjinale”, ka thënë Mark.

Veçantia e automjeteve është struktura e tyre është punuar me dorë dhe janë të dizajnuara me fije qelqi me qëllim që të kenë një model unik.

Mark ka thënë që modelet e tilla të makinave janë edhe në shërbim të klientëve që të ndërtohen./RTV Dukagjini – Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë

"Një situatë shumë serioze": Volkswagen mund të mbyllë fabrikat në Gjermani për herë të parë në histori

Auto
Golf 2 që i përshkon 400 metra për 10 sekonda, ka 900 kuaj-fuqi

Golf 2 që i përshkon 400 metra për 10 sekonda, ka 900 kuaj-fuqi

Tunning
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
Rregulla të reja për gomat e dimrit në Gjermani - kujdes, ndryshime të mëdha po vijnë!

Rregulla të reja për gomat e dimrit në Gjermani - kujdes, ndryshime të mëdha po vijnë!

Auto
Audi Q8 do të shitet me çmim fillestar prej 76,300 eurove (Foto)

Audi Q8 do të shitet me çmim fillestar prej 76,300 eurove (Foto)

Musk paralajmëron veturën që do të arrijë 100 km/h në një sekondë, dhe do të ‘fluturojë’

Musk paralajmëron veturën që do të arrijë 100 km/h në një sekondë, dhe do të ‘fluturojë’

Auto
Kalo në kategori