LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo me pesëshe, Reali luan tenis me Espanyolin (Video)

Ronaldo me pesëshe, Reali luan tenis me Espanyolin (Video)

Real Madrid ka arritur edhe fitoren e dytë në edicionin e ri në La Liga.

Skuadra e trajnerit Rafa Benitez, ka arritur të fitojë në Kataluni, ku kishte përballë Espanyolin.

Në fund rezultati ishte 6-0 në të mirë të madrilenëve, në një ndeshje ku shkëlqeu futbollisti më i mirë në botë i zgjedhur nga FIFA për vitin 2015, Cristiano Ronaldo.


Ronaldo realizoi hiq më pak se pesë gola në këtë takim, ndërsa një tjetër u shënua nga Benzema pas asistimit të portugezit.

Portugezi fillimisht shënoi hat-trick në pjesën e parë duke shënuar golat në minutat 7,17 dhe 20, ndërsa Benzema shënoi në minutën e 28-të.

Dy golat e fundit në ndeshje ylli portugez Cristiano Ronaldo i shënoi në pjesën e dytë ku të katërtin personal e realizoi në minutën e 61-të ndërsa të pestin 10 minuta para fundit të ndeshjes.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Real Madridin në La Liga, pasi në ndeshjen e parë luajtën pa gola 0-0 ndaj Gijonit. /Telegrafi/

0-1: Real Madridi kalon në epërsi me golin e Cristiano Ronaldos.

Posted by Telegrafi Sport on 2015-09-12


0-2: Ronaldo shënon edhe golin e dytë të Realit kundër Espanyolit.

Posted by Telegrafi Sport on 2015-09-12


0-3: CR7 hattrick kundër Espanyoit, e gjitha kjo vetëm në 20 minutat e parë të ndeshjes.

Posted by Telegrafi Sport on 2015-09-12


0-4: Këtë herë Ronaldo asiston dhe Karim Benzema shënon.

Posted by Telegrafi Sport on 2015-09-12


0-5: Ronaldo shënon edhe golin e katërt personal kundër Espanyol.Poker nga ylli portugez 🙂

Posted by Telegrafi Sport on 2015-09-12


0-6: Cristiano Ronaldo shënon golin e tij të pestë në ndeshje. Fantastik CR7.

Posted by Telegrafi Sport on 2015-09-12

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori