LAJMI I FUNDIT:

Messi, lojtari më i mirë në histori

Messi, lojtari më i mirë në histori

Ikona e Liverpoolit, Jamie Carragher, beson se Lionel Messi e ka dëshmuar veten si lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

Argjentinasi është sërish në qendër të vëmendjes pas një performance heroike për ekipin e tij ndaj Bayern Munichut në Camp Nou dhe për Carragherin më dyshime nuk ka se kush është më i miri i krejt kohërave.

“Arritjet e tij përgjatë dekadës së fundit kanë qenë aq të mira sa që mund të thuani se ai i ka lënë prapa ata që kanë shkuar më parë – dhe është shumë e mundur që vështirë do të shohim dikë që do ta tejkalojë atë”.


“Njerëzit me të cilët ne po e krahasojmë janë zotët e futbollit – Diego Maradona, Johan Cruyff, Beckenbauer, Di Stefano. Pele nuk hyn në listë, pavarësisht se fitoi 10 tituj lige dhe dy Copa Libertadores me Santosin sepse në Evropë është më vështirë’.

“Messi e ka çuar Barcelonën në nivele që kurrë ky klub nuk ka qenë. Natyrisht se sot futbolli nuk është aq fizik sikur në kohën e Maradonas, por tash Messi ia del që të menaxhojë edhe me presionin që del nga analizat për të dhe për të realizuar performanca të mira”.

“Që të mbash Messin është gjëja më e vështirë për një futbollist, e keni parë se çka ndodhi me Boatengun. Thjesht, Messi është lojtari më i mirë që ne kemi parë ndonjëherë”, ka deklaruar Carragher. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori