LAJMI I FUNDIT:

KEK, për herë të parë me tre njësi gjeneruese në TC „Kosova A“.

Fjalimi i z. Arben Gjukaj, u.d i Drejtorit Menaxhues të KEK-ut në konferencën e sotme për media

Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e energjisë emergjente në furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve vendor dhe duke njohur edhe tregun rajonal të tregëtisë me energji elektrike, gjegjësisht çmimet e larta për të siguruar këtë lloj energjie, Korporata energjetike e Kosovës do të pres në një takim të veçantë përfaqësuesit e Korporatës elektroenergjetike të Shqipërisë javën që vjen.

Qëllimi i vetëm i këtij takimi të jashtëzakonshëm do të jetë përgatitja e planeve për punë të përbashkët në fushën e shkëmbimit të energjisë elektrike në mes të dy sistemeve energjetike. Ky takim bëhet falë angazhimit të strukturave të përbashkëta të të dy Korporatave dhe strukturave shtetërore të dy vendeve fqinje.


Marrëveshja dhe puna e përbashkët në këtë fushë, do të rezultoj në ngritjen e efikasitetit të sistemeve energjetike të të dyja vendeve dhe drejtpërdrejt do të reflektoj edhe në uljen drastike të shpenzimeve që të dy Korporatat bëjnë në fushën e sigurimit të energjisë emergjente.

Kjo lloj energjie blihet në rastet kur paraqiten defekte në njësitë e prodhimit të energjisë elektrike. Raste këto që kërkojnë sigurim emergjent të energjisë elektrike për furnizim të konsumatorëve me rastin e defekteve.

Kosova, gjegjësisht KEK-u gjatë viteve të kaluara ka shpenzuar disa dhjetëra miliona euro për të siguruar këtë lloj energjie dhe në të njëjtën kohë është ballafaquar me vështirësi të jashtëzakonshme në sigurimin e saj për shkak të mungesës së energjisë elektrike në rajon dhe problemeve në sigurimin e transmisionit për bartjen e kësaj energjie.

Kjo jo shumë rrallë ka rezultuar edhe në vonesa në sigurim të energjisë duke patur për pasojë aplikimin e reduktimeve për konsumatorë. Me këtë marrëveshja këto vështirësi do të përballohen më lehtë dhe e tëra do të rezultoi me një efikasitet më të lartë të sistemit energjetik.

Siç edhe ju kemi njoftuar më herët, Korporata është duke punuar me intensitet të shtuar në sigurimin e transformatorit për njësinë A4 të TC „Kosova A“. Ky projekt pritet të realizohet rreth fundit të muajit shkurt 2009, kur kompania polake që është kontraktuar të siguroj këtë transformator do të realizoj projektin në fjalë. Ky projekt realizohet pas shumë vështirësive me të cilat është ballafaquar kompania e kontraktuar në sjelljen e transformatorit në Kosovë përmes vendeve fqinje.

Pas montimit të këtij transformatori, KEK-u për herë të parë pas shumë vitesh do të ketë në dispozicion tri njësi gjeneruese në TC „Kosova A“. Kjo do t’i mundësoj KEK-ut rritjen e fleksibilitetit në fushën e prodhimit të energjisë elektrike, gjegjësisht do të rritet niveli i prodhimit të saj dhe për herë të parë në dispozicion do të vihet një njësi gjeneruese në TC „Kosova A“, që do të mund të shfrytëzohet në rastet e defekteve teknike në TC tjera. Rezultat i kësaj gjendje do të jetë përveq tjerash kursimi i shpenzimeve në sigurimin e energjisë emergjente dhe furnizim shumë më stabil për konsumatorët./telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Kalo në kategori