Ekonomia e Kosovës, edhe pa daljen në skenë të krizës globale financiare, ka pasur vështirësi të mëdha dhe ka qenë e “goditur”.
Progresi ekonomik i Kosovës është pothuaj i pahetueshëm në përllogaritjet e fundvitit dhe ky segment tash e disa vjet është në të ashtuquajturën fazë emergjente, që ka pak dallim nga emërtimi krizë.
Kriza financiare që i ka përshkuar tregjet botërore nuk ka “kushte optimale” për t’u shtrirë edhe në Kosovë. Një vend ku “cash-i” vazhdon të aplikohet me të madhe, ku informaliteti llogaritet t’i ketë kapluar segmentet kyçe financiare, kriza e “modelit perëndimor” nuk ka asnjë parametër që do të mund të godiste.
Sistemi bankar në Kosovë është i një niveli të ulët të zhvillimit, dhe kjo në rastin konkret “krizë” duket të jetë përparësi e Kosovës. Ky segment sikur nuk e ka fatin e zhvillimit të hovshëm, nuk e ka as fatkeqësinë e ndikimit të goditjes së krizës sikur bankat në Evropë apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në kontekst të bankave si reflektim përmendet edhe shtrëngimi i kushteve të kredidhënies.
Kjo s’paraqet lajm në Kosovë dhe si i tillë as element krize. Kështu ka qenë që nga fillimi i operimit të bankave në periudhën e pasluftës. Të goditur nga kamatat e larta e të lodhur nga procedurat e shumta, gjysma e atyre që kanë pasur ndërmend të marrin kredi kanë ndërruar mendje te sporteli i bankës. Kosova nuk ka sistem e as rend ekonomik, nuk ka kapital, populli nuk ka para dhe niveli i kursimeve publike me depozita bankare është në shifra të ulëta.
Edhe politikat e tjera ekonomike janë në disproporcion me zhvillimet, ndërsa Kosova vetëm duhet të vrapojë pas zhvillimeve në vendet e rajonit, derisa paralelet me vendet evropiane janë të palogjikshme të bëhen, qoftë edhe vetëm si ilustrim.
Edhe atëherë kur është menduar se po vihet një balancë, marrëveshje të pamenduara mirë kanë bërë që prodhuesi dhe ekonomia e vendit të jenë shkelur nga fqinjët.
Krizë, po çka?! Qindra miliona euro nga privatizimi dhe kursime pensionale nuk janë vënë për asnjë rast në qarkullim-shërbim të zhvillimeve ekonomike dhe rrjedhimisht në funksion të mirëqenies së qytetarëve, duke e thelluar edhe më shumë krizën dhe varfërinë. Në rastin konkret, lajm do të përbënte vetëm kthimi i tyre në Kosovë, derisa as goditja e krizës nuk do të pasonte me ndonjë rezultat tjetër, përveç largimit të tyre nga Kosova.
Një tjetër element që llogaritet të reflektohet janë investimet e huaja. Edhe këtu s’ka çfarë të goditesh më shumë sesa të jesh vendi i fundit në Evropë për nga investimet e jashtme dhe shifra e investimeve direkte të mos kalojë kufijtë e 100 milionë eurove. As kjo nuk është risi dhe për këtë nuk mund të “fajësohet kriza”.
Ajo sigurisht që tremb investimet, por investitorët edhe para daljes në skenë të krizës financiare kanë treguar se tremben të investojnë në Kosovë! I vetmi segment që e lidh Kosovën me “krizën globale” janë emigrantët.
Ata kanë filluar të ankohen për “vështirësi për të gjetur punë” dhe frikë për largim nga puna. Si pasojë, edhe remitencat pritet të bien. Si rrjedhojë e krejt kësaj shëtitjeje nëpër sektorët kyç të ekonomisë Kosovën nuk e prek kriza, e kjo për vetëm një arsye: Kosova ka kohë që është në krizë dhe ajo e ka fituar epitetin “e përhershme”. Kosova të flejë zbath për krizën, Kosovën mund ta godasë veç kolapsi!!!
*Autori është redaktor i rubrikës “Ekopolitikë” në gazetën “Lajm”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids
Si të blini veturën perfekte me 100% financim? Zbuloni sekretet e platformës më serioze në vend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë