Anëtarësimi i Kosovës në Fondin Monetarë Ndërkombëtarë dhe Bankë Botërore sipas ekspertëve të ekonomisë vlerësohet si pozitive sepse kjo krijon mundësi më të mira për të pasur qasje në fonde ndërkombëtare. Por ata paralajmërojnë se anëtarësimi në FMN dhe Bankë Botërore nuk do të jetë edhe aq i lehtë, sepse paraprakisht Kosova duhet të plotësoje disa parakushte, të cilat mund ti sjelli disa vështirësi, vlerësojnë ekspert të ekonomisë.
Pranvera e viti 2009 është data kur Kosova pritet të anëtarësohet në dy institucione të rëndësishme financiare, si Fondi Monetarë Ndërkombëtare dhe Banka Botërore. Ekspertë vendorët të ekonomisë e vlerësojnë pozitivisht këtë akt duke pohuar se kjo i krijon Kosovës mundësi për të pasur qasje në fonde ndërkombëtare. Por, ata paralajmërojnë se anëtarësimi në FMN dhe Bankë Botërore nuk do të jetë edhe aq i lehtë për kosovarët.
Drejtoresha e Odës Ekonomike Amerikane, Mimoza Kusari numëron vështirësitë me të cilat do të ballafaqohet Kosova para anëtarësimit.
“Vështirësim i natyrave të ndryshme kryesisht do të kenë të bëjnë me mungesën e të dhënave nga pala kosovare mbi ciklet ekonomike dhe zhvillimet e dekadës së fundit, ose të një dekade më parë. Problemi tjetër është mungesa e shënimeve nga periudha kur në Kosovë ka ekzistuar sistemi paralel, por këtu me siguri do të merren parasysh fakte që kanë ekzistuar në atë kohë. Në anën tjetër Kosova do të ballafaqohet edhe më një kuotë të pagesës vjetore që do ta ketë për FMN”, sqaron znj., Kusari-Lila
Ndërsa sipas Safet Gërxhaliut, nga Oda Ekonomike e Kosovës, anëtarësimin në FMN dhe Bankë Botërore është më shumë një trumbetim i “suksesshëm” i institucioneve politike të Kosovës.
“Sa i përket anëtarësimit të Kosovës qoftë në FMN, qoftë në Bankën Botërore, ka më tepër konotacion të promovimit politik. Është vërtetë një rrugë që ka rëndësinë e vetë, mirëpo ajo nuk është një rrugë edhe aq e lehët sa mendohet dhe pasqyrohet. Dhe, në fund të fundit është mirë që të ballafaqohemi me problemin para se të bëjmë një pompozitet se çdo gjë është e kryere”, thotë Gërxhaliu.
Shpend Ahmeti, drejtor i Institutit për Studime të Avancuara GAP, vlerëson se anëtarësimi në këto dy institucione financiare ka edhe përparësitë nga të cilat Kosova do të përfitojë.
“Njerëzit këtu thonë se ne do të marrim edhe shumë fonde nga këto dy institucione, që nuk është edhe plotësisht e vërtetë. Shuma e fondeve të cilat ne mund t’i marrim nga këto institucioneve varet edhe nga fuqia jonë për t’i kthyer. Mirëpo, përparësia më e madhe vlerësohet se qëndron në këshillat që do t’i merrnim nga Banka Botërore dhe në sektorë të ndryshëm, ndërsa nga FMN në aspektin makroekonomik, e duhet të cekim se edhe investitorët të cilët vijën në Kosovë, zakonisht i marrin parasysh raportet e këtyre dy institucioneve për ekonominë e një vendi”, thotë Ahmeti.
Në kuadër të takimeve të vjeshtës, të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që u mbajtën në Washington, për herë të parë ishte i ftuar në cilësinë e vëzhguesit edhe një delegacion i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala.
Kosova ka bërë kërkesën zyrtare për t’u anëtarësuar në këto organizata financiare ndërkombëtare dhe sipas ministrit Shala, anëtarësimi mund të bëhet qysh në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. E gjithë procedura e anëtarësimit merr të paktën prej gjashtë deri në nëntë muaj, ndërkaq nga mesi i korrikut të dyja institucionet konfirmuan marrjen e aplikacionit nga Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë