Kriza financiare globale do të detyrojë një rishpërndarje gjigande të pasurisë në Rusi, ku disa oligarkë do të humbasin thellë, disa të tjerë do të përfitojnë dhe ku shteti do të ndihmojë në përcaktimin e atyre që do të mbijetojnë.
Bankierët dhe investitorët thonë se oligarkët që kanë marrë hua të mëdha në periudhën e parrezikshme për të zgjeruar perandoritë e tyre janë veçanërisht të ekspozuar pasi vlera e kompanive të tyre në bursë sa vjen e bie.
Një nga viktimat më të dukshme deri tani është Oleg Deripaska, 40 vjeç, i renditur nga Forbes gjatë muajit maj si njeriu më i pasur në Rusi në bazë të aksioneve të tij të shumta në industri të ndryshme.
Deripaska ka shitur aksione të dy kompanive të huaja me shumë nxitim për të mbledhur para.
Mes atyre që po përfitojnë është manjati Mikhail Prokhorov, 43 vjeç. Ai mblodhi më shumë se 10 miliardë dollarë nga shitja e aseteve përpara krizës dhe tani po blen lirë pjesë aksionesh si për shembull gjysmën e atyre të bankës Renaissance Capital.
Por një prej përfituesve më të mëdhenj duket se do të jetë shteti.
Presidenti Dmitry Medvedev dhe kryeministri Vladimir Putin do të drejtojnë vendim-marrjen se cili do të bekohet me fondet e shpëtimit nga arka e shtetërore.
Oligarkët kanë filluartë mblidhen për të krijuar një lobing për paratë.
Kriza financiare botërore ka dëmtuar besimin e investitorëve në Rusi ku shqetësimet për ndërhyrjen e shtetit sa vijnë e rriten dhe lufta e Moskës me Gjeorgjinë në gusht ka çuar në tërheqjen e dhjetra miliarda dollarëve.
Oligarkët pa para?
Shumë nga njerëzve më të pasur të Rusisë po iu kushton jashtëzakonisht shtrenjtë të rifinancojnë huatë e tyre.Disa, të cilët i garantuan huatë e tyre me aksionet në kompanitë që kanë në zotërim, kanë nevojë të mbledhin para sepse tregjet e aksioneve në Rusi kanë rënë më shumë se 60% që nga muaji Maj dhe tani, bankat kërkojnë siguri shtesë për huatë e tyre.
Deripaska ka shitur 9.99% të gjigandit të ndërtimit në Gjermani, Hochtief dhe iu ka dhënë kreditorëve 1.4 miliardë dollarë në pjesë kanadeze automjetesh të Magnas.
Vlera më e madhe në zotërim e Deripaskës janë 66% të aksioneve që ai zotëron në kompaninë më të madhë në botë të prodhimittë aluminit United Company RUSAL.
Por RUSAL ka një borxh prej 14 miliardë dollarësh duke përfshirë edhe 4.5 miliardë dollarë të marra hua nga bankat perëndimore për të financuar një blerje tek rivali i metaleve Norilsk Nickel.
“Do të ketë dy ose tre oligarkë që do të dalin në pah si fitues të mëdhenj dhe dy ose tre do të dalin si dështues të mëdhenj.” – tha një investitor i cili ka punuar në Rusi për më shumë se dhjetë vjet dhe ka kërkuar të mbetet anonim.
“ Pjesa tjetër ka shumë mundësi të mbijetojnë pasi cilësia e aseteve të tyre është tepër e lartë”, tha investitori.
Shteti premtoi më 29 shtator se do të bënte të vlefshme 50 miliardë dollarë të cilat do të financonin shlyerjet e huave nga ana e kompanive private ruse kundrejt bankave të huaja duke shtuar ndiimin mbi oligarkët. Firmat ruse kanë 120 miliardë dollarë detyrime që duhet të shlyhen përpara fundit të vitit 2009, dhe 40 miliardë duhen shlyer brenda këtij viti.
Kjo situatë është krejt e kundërta e asaj të viteve 1990 kur shteti pothuajse i falimentuar iu lut oligarkëve për hua duke premtuar si kolateral aksione dominuese në disa nga kompanitë e lëndës së parë më fitimprurëse në vend.
Shteti nuk arriti të shlyente detyrimet e tij duke i lënë oligarkët në kontroll të këtyre kompanive.
“Viti 1996, viti kur qeveria e Jeltsnit shpëtoi për një fije dhe stolitë e vendit u shitën për bukën e gojës janë rikthyer për t’u hakmarrë.” – Tha Ivan Ivanchenko, analist i VTB Capital në Moskë.
“Vetëm se kësaj here janë oligarkët me xhepa të zbrazur ata që premtojnë ta bëjnë shtetit të pasur në para nëse i shpëton. Vetëm se askush s’duhet të krijojë iluzione, beteja për të qenë në elitën e re ka për të qenë e ashpër.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë