Megjithë dështimet e tregjeve financiare ekonomia gjermane nuk pret ngushticë të kredive. Tregtia, artizanati apo prodhuesit e makinerive nuk shohin ndikime të dëmshme mbi bizneset e tyre.
Rreth e përqark globit janë shtuar zërat që parashikojnë se trazirat e javëve të kaluara në tregjet financiare i kanë shtuar ndjeshëm rreziqet për ekonominë botërore. Normat e rritjes ekonomike të viteteve të fundit me siguri që nuk do të përsëriten së shpejti. Por pjesa më e madhe e sipërmarrësve gjermanë ruajnë gjakftohtësinë.
Jo panikut, thonë ata dhe i referohen përvojës së Ludvig Erhardit (Ludwig Erhard). Babai i mrekullisë së ekonomisë gjermane të pasluftës ka thënë dikur: gjysma e ekonomisë është psikologji. Dhe vërtet: hovi ekonomik në Gjermani humbet ndjeshëm fuqi por përmasat e tij janë të kontestuara mes ekspertëve. Ndërkohë që Fondi Monetar Ndërkombëtar në Uashington parashikon një stanjacion për vitin e ardhshëm në Gjermani, Instituti Gjerman për Studime Ekonomike (shkurt DIW) parashikon një rritje prej 1 për qind. Shefi i këtij instituti Klaus Zimmermann i hodhi poshtë shqetësimet për rrezik recesioni. Pasojat e krizës financiare sipas tij mund të mposhten. Zimmermann shtoi gjithashtu se kriza nuk mund të përdoret për të argumentuar probleme të tjera ekonomike.
"Pyetja se përse kriza ka marrë tani pasoja kaq dramatike duhet kërkuar më shumë në fushën e psikologjisë se sa në realitet. Vetëm psikologjia mund të bëjë që paniku të kthehet në realitet."
S’ka përkeqësim të kushteve të kredidhënies
Në një sondazh të Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK) 73 për qind e 3500 sipërmarjeve të intervistuara thonë se kushtet e kredidhënies nuk janë përkeqësuar për ta. Kryetari i DIHK Martin Vansleben (Martin Wansleben) thotë:
"Nuk ka ngushticë kredie të përhapur. Pjesa më e madhe e sipërmarrjeve në thotë se nuk ka asnjë ndryshim në kredidhënie. Por 20 për qind e sipërmarrjeve thonë se ka vënë re një përkeqësim të lehtë. Megjithatë, ngushticë nuk ka."
Tregtia, artizanati dhe prodhuesit e makinerive shprehen ngjashëm. Edhe industria gjermane e kimisë nuk e sheh aktualisht veten të prekur rëndë nga kriza. Kjo degë ka fituar shumë mirë katër vitet e fundit dhe ende nuk ka probleme financimi. Tensione të lehta vihen re në sektorin e ndërtimit. Por librat e porosive janë të mbushur mirë thuhet në shoqatën e ndërtuesve gjermanë. Nuk ka asnjë arsye pse bankat të tregojnë rezerva në dhënien e kredive për financimin e projekteve.
Frenim i lehtë në tregtinë me shumicë dhe me jashtë
Një frenim i lehtë njoftohet nga shoqata gjermane për tregtinë me shumicë dhe atë me jashtë. Rënia e shënuar në tregtinë e jashtme lidhet megjithatë në rradhë të parë me çmimin e lartë të naftës dhe kursin e fortë të euros. Ekonomia e disa prej importuesve të mëdhenj të produkteve dhe shërbimeve gjermane, Evropa Lindore, Lindja e Afërme dhe e Mesme dhe Kina deri tani kanë reaguar mjaft mirë ndaj krizës në tregjet financiare. /BBC/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë