LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë pas katër vitesh Dow Jones nën 10 000 pikë

Frika para ndonjë recesioni të mundshëm dhe falimentimet e mundshme të bankave e çuan bursën e Nju-Jorkut në rënie. Pati raste kur Indeksi i Dow Jones ra në rreth 800 pikë minus.

Asgjë nuk e tregon më mirë gjendjen në Wall Street se sa lehtësimi, që në fund të ditës minusi ishte vetëm 370 pikë dhe që për herë zë parë në katër vite rezultati përfundimtar ishte nën 10 000 pikë.

"Njerëzit janë të frikësuar. Dhe festa e Halloween-it nuk është tani," e përshkruan brokeri David Henderson atmosferën në bursën e Nju- Jorkut. Dhe në fakt ngjarjet janë frikësuese. Në të njëjtën ditë një vit më parë, indeksi i Dow Jones arriti vlerën rekord prej 14 000 pikësh, plus, gjë që duke patur parasysh rënien e tanishme tregon për sigurinë që ekzistonte. Kurse ditën e hënë më 6 tetor, krejt e kundërta. Ndërkohë që vetëm 264 aksione ishin në plus, 2886 aksione të tjera ranë shumë.


Investitorët nuk kanë shpresa të mëdha te ekonomia amerikane

Një shenjë e qartë që tregon se investitorët nuk kanë shpresa të mëdha në ekonominë amerikane. Dhe këtë megjithëese presidenti Bush siguroi që me paketën 700 miliardëshe të ketë bërë hapin e duhur. Megjithatë, Bush kërkoi edhe durim: "Duhet dhënë koha e duhur për të arritur planet dhe synimet e vendosura," tha presidenti.

Nëse së bashku me durimin shtohen edhe shpresat, mbetet të shihet. Sondazhet aktuale tregojnë sidoqoftë se 55 përqind e amerikanëve mendojnë se ekonomia amerikane nuk është në gjendje të mirë. Tre në katër vetë presin më shumë që gjendja të keqësohet dhe jo të përmirësohet. Ky pesimizëm reflektohet në sjelljen e konsumatorëve. Supermarkete të mëdha si J. C. Penny, GAP ose Nordstrom duhet të pranon në muajin shtator rënie volumi biznesi prej 5 për qind. Tregtarë të vegjël si argjendaria Matthew Solby druhen për biznesin në kohën e krishtlindjeve.

Prognoza shumë të errëta

Volum shitjeje perj 50 për qind më pak se vitin e kaluar, prognozat janë shumë të errëta. Dhe në këto prognoza ai nuk është i vetmi. Frika nga recesioni nuk ka as ndonjë efekt anësor pozitiv. Çmimi i naftës ra, kështu që çmimi mesatar i benzinës tani në SHBA është 3,50 dollarë për fuçi, pra 68 eurocent për litër.