LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia amerikane në recesion?

Në një kohë kur vazhdojnë problemet në tregun e kredive dhe rënia në bursë, ekonomistët amerikanë gjithnjë e më shumë po shprehim mendimin se ekonomia amerikane është në recesion.

Parashikimet ekonomike që u dëgjuan në takimin e Shoqatës Kombëtare të Ekonomisë së Biznesit, të njohur si NABE, theksonin se ekonomia amerikane është tashmë në recesion.

Recesioni është një rënie e vazhdueshme ekonomike që ka zgjatur të paktën 6 muaj. Teknikisht, një komision ekonomistësh të pavarur analizon nëse ka filluar recesioni. Deri tani ky komision, Byroja Kombëtare për Kërkime Ekonomike, ende nuk ka dhënë gjykimin e tij.


Por ekonomistët në takimin e Shoqatës NABE thonë se me rënien e vazhdueshme të çmimit të shtëpive, ngrirjen e tregut të kredive dhe ngadalësimin e shpenzimeve të konsumatorëve, nuk ngrihet më pyetja nëse ekonomia amerikane është në recesion, por sa do të zgjasë recesioni.

Ekonomisi Kris Varvares, presidenti i ardhshëm i Shoqatës NABE, parashikon se ekonomia amerikane do të përjetojë një rënie të thellë dhe të gjatë:

"Probabiliteti po rritet gjithnjë e më shumë për një rezultante edhe më të keqe të prodhimit të brendshëm bruto dhe për një skenar që i përngjet një "humnere pa fund." Shpresojmë se nuk do të shkojnë deri atje gjërat. Shpresojmë që Departamenti i Thesarit dhe Rezerva Federale si dhe banka të tjera qendrore në të gjithë botën nuk do ta lejojnë që gjendja të precipitojë aq keq. Por besimi tek tregu është shumë i brishtë."

40 ekonomistë korporatash që u anketuan 2 javë më parë thanë se nuk do të ketë rritje ekonomike gjatë 3 mujorit të fundit të vitit, duke e mbyllur gjithë vitin me një rritje fare të vogël.

Pritet që viti 2009 të sjellë një përmirësim të vogël. Në rastin më të mirë pritet një rritje prej 2 presje 7 për qind për 3 mujorin e dytë të vitit.

Profesori i Universitetit Princeton Pol Krugman tha në konferencë se Shtetet e Bashkuara janë në të njëjtën ekonomi deflacioni që mbërtheu Japoninë gjatë viteve ’90.

Ai shpreh shqetësimin se, edhe nëse ulet niveli zyrtar i normave të interesit afat-shkurtër nga niveli aktual prej 2 për qind, përsëri institucionet financiare nuk do të jenë të gatshme të japin kredi. Zoti Krugman paralajmëron se ekonomia amerikane ndeshet me recesionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai i bën thirrje qeverisë të vërë në zbatim një tjetër program për t’u kthyer konsumatorëve para nga taksat në mënyrë që të rriten shpenzimet.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori