LAJMI I FUNDIT:

Dalja nga kriza e rritjes ekonomike-Rasti i Kosovës

Tani është më se e qartë se Kosova ndodhet në një kolaps të thellë ekonomik dhe për të dal nga ky kolaps që ka kapluar vendin tonë, Kosovën duhet ndërmarrë disa masa nga institucionet tona. Kjo krizë ekonomike me pasoja socio- ekonomike dhe politike, tani e shtatë vjet pas luftës mund të shkaktojë një vullkani social të të pakënaçurve që mund të shpërthej në çdo moment ku përmasat e të cilit nuk mund të parashikohen. Mirëpo nga kjo krizë mund të dilet vetëm me këshillat e ekspertëve profesionistë të ekonomisë e jo nga "këshilltarët" me lloj-lloj "kualifikimesh" arsimore. Kosova plotëson të gjitha parametrat e të qenit vend me një krizë të stër-rënduar ekonomike duke përmendur këtu varfërinë e cila ka mbërritur shifrën 55 %,n dërsa 15 % e popullsisë gjendet në varfëri të skajshme. Gjatë periudhës 1999-2003 papunësia në Kosovë shënonte një përqindje prej 38 % – 40 % ndërsa në peridhën 2004 – 2006 papunësia në Kosovë arrinë shifrën 68 % – 72 % , gjë që është një përqindje marramendëse dhe tepër shqetësusese. Kosova ka sot një bilanc të tmerrshëm të tregtisë së jashtme. Mbulesa e importeve me eksporte bëhet në shkallën prej 3 % . Kjo gjë bëhet edhe më dramatike kur marrim parasysh se më se 60 për qind e prodhimeve të importuara mund të prodhohen shumë më lirë brenda Kosovës. Pastaj 62.8 % e popullsisë së Kosovës janë prej moshës 15 – 64 vjeçë, që do të thotë në moshën më të mirë ku ata do të mund të shërbenin si fuqi punëtore. Kosova brenda një viti importon mallëra në vlerë prej rreth një miliard eurosh, ndërkaq eksporton 20 herë më pak, vetëm 50 milionë euro. Këto të dhëna n’a sinjalizojnë se me të vërtetë kemi të bëjmë me një situatë aspak të mirë.

Mirëpo për të dalë nga situate e tillë padyshim së duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm. Institucionet duhet të fillojnë rishikimin e politikave fiskale,lirimin nga tatimet të kompanive vendore për një periudhë të caktuar kohore, subvencione me kushte,u ljen e kamatës nga bankat vepruese – kamatë kjo e cila është tejet e lartë 17 – 24 % ndërkaq në vende të tjera kjo kamatë është vetëm 5 %.

Kur dihet se rreth 70 % e buxhetit të Kosovës sigurohet përmes taksës doganore, akcizës dhe TVSh-së nga importi. Një numër kompanish kosovare, "të përkëdhelura" deri sot nga sistemi i favorshëm tatimor, rrezikojnë që në të ardhmen të mos mund t’i bëjnë ballë tatimeve të larta dhe konkurrencës nga mallrat e importuara. Një rrugëdalje mund të jenë huatë ndërkombëtare. Evitimi i krizave më të thella dhe krijimi i bazës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë duhet të bëhet përmes forcimit të strukturës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe përmes stimulimit të prodhimit industrial, përfshirë këtu bujqësinë dhe eksploatimin e minierave dhe të mineraleve. Që kjo strategji të ketë sukses, nevojiten investime të huaja që sot mungojnë në Kosovë. Me terma medicinal Kosovës i nevojitet një "infusion" në mënyrë që t’a rimerr veten nga "shoku" që është duke përjetuar. Pra duhet të kemi një përqëndrim në ato resurse ku mund të ringritemi për një periudhë sa më të shpejt kohore.


Krahas kësaj që u tha më sipër vlen të theksohet se Kosova ka nevojë për depërtim të shpejtë teknologjik. Ky dëpërtim teknologjik në Kosovë mund të bëhej përmes lehtësimit të taksave dhe tatimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës biznesmenëve dhe kompanive kosovare të cilat do të importonin aparatura të nevojshme teknologjike në mënyrë që të bëhej një hap drejt zbutjes së gjendjes ekonomike dhe në këtë mënyrë do të ulej edhe numri i të papunësuarve, do të zbutej gjendje ekonomike e shumë familjeve kosovare,do të rritej GDP-ja etj,…ngase këto kompani do të mund të fillonin prodhimin, ku do të merrnin punëtorë të regjistruar në Entin për Punësim si shkëmbim të asaj që Qeveria ka lehtësuar taksat dhe tatimet, kështu që do të ulej papunësia, do të zbutej varfëria, pastaj ato familje të cilat kanë marrë "ndihmë sociale" do t’i largoheshin nga barra Qeverisë ngase tani ata janë të punësuar dhe mund t’i paguajnë vendit tatim dhe kështu do të kishim një rritje ekonomike të vendit.

Përvojat e huaja mund të kopjohen,por duke i’a adaptuar situatës dhe kushteve të Kosovës. Vetëm prodhimi mund t’a rritë shërbimin.Derisa nuk kemi prodhim atëherë Kosova është duke stagnuar. Sikur të kishim edhe inflacion, bashkë më këtë stagnimin ekonomik që kemi Kosova do të përballej me stagflacion.

Mundësitë për të dalë nga kriza e rritjes ekonomike në Kosovë, momentalisht nuk janë duke u parë, për arsye të tarifave dhe taksave tejet të larta që aplikohen nga doganat e Kosovës (UNMIK-ut). Bizneset kosovare e kanë tejet të vështirë për të vepruar dhe ekzistenca e tyre ne treg është duke u rrezikuar nga exportet e huaja të cilat e kanë kapluar tregun e Kosovës. Qeveritë e Kosovës duke aplikuar një politikë të këtillë jo-proteksioniste vetëm sa kane duke dëmtuar edhe ato kompani që janë duke mbijetuar në ekonominë kosovare, lëre më të flitet për subvencione që kishin të bënin me depërtimin e aparaturave teknologjike në Kosovë. Të gjitha Qeveritë që kanë qenë deri më tani, kuptohet prej luftës së fundit nuk kanë perkrahur bizneset vendore, vetëm mund të shpresohet se kjo qeveri mund të kenë nxjerr leksione nga qeveritë e kaluara në mënyrë që të ndihmohen ndërmarrjet vendore.

Dhe krejt në fund, në qoftë se vazhdon kjo gjendje momentale në ekonominë e Kosovës, atëherë shumë vështirë mund të llogarisim, për një zhvillim të shpejt ekonomik i cili do të n’a mundësonte të dalim nga kjo krizë e thellë ekonomike

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori