Humbje miliardëshe bëri të ditur banka e investimeve Merrill Lynch, kur paraqiti raportin për tremujorin e katërt. Ajo nuk është e vetme. Shefat e bankave ndodhen në vështirësi të mëdha.
Ishte një lajm horror, ai që bëri të ditur shefi i ri i bankës më të madhe amerikane Citigroup në fillim të javës. Më shumë se 18 miliardë dollarë të humbur, dividentët duhen shkurtuar me 41%, dhe 4 200 vende duhen shkurtuar gjithashtu. Lajmi ra si bombë në Wall Street, kursi i aksioneve të Wallstreet ra brenda disa minutave. Shefi i ri i koncernit Vikram Pandit e kishte menjëherë të qartë se nuk ka shumë kohë, nqs nuk donte të pësonte të njëjtin fat si paarardhësi i tij Chuck Prince.
Ai tha se rezultati i tremujorit, për të cilin përgjigjej paraardhësi i tij ishte thjesht i papranueshëm. Te Citigroup duhet të ndodhë patjetër diçka dhe gjerat do të ndryshojnë në të mirë, kështu i dha guxim vetes, analistëve dhe aksionarëve.
Shefit të bankës i duhet optimizëm, sepse koha e qëndrimit në detyrë të topmenaxherëve amerikanë rend në mënyrë dramatike. 100 ditëshi i futur dikur nga presidenti amerikan Rooswelt për politikanët e lartë është kthyer në mënyrë të pamëshirshme në kohë prove. Para se ta nxirrnin jashtë shefi i koncernit Chuck Prince pat thënë se do të kercejë, deri sa të luajë muzika. Serioze gjendja sipas tij bëhet, kur në pistën e vallëzimit mbretëron qetësia, me fjalë të tjera, kur shterron lumi i parave.
Pa një pa dy Prince u desh të largohej nga parketi i bursës. Një fat të këtillë e kanë patur ndërkohë edhe kolegët e tij shefa. Stanly O´Neal i Merrill Lynch, si dhe Hanns Joachim Dëpp, ish drejtuesi i degës amerikane të Commerzbank në Nju Jork. Kryetari i bashkisë së Clevelend, thotë se nuk asnjë çikë keqardhje me menegjeret e bankave, të cilët e kanë humbur punën për shkak të krizës së hipotekave. Cleveland është një qytet, ku shumë pronarë shtëpish janë shkatërruar nga hipotekat joserioze. "Unë shoh çdo ditë njerëz, jeta e të cilëve është shkatërruar nga hipotekat mashtruese. Lagje të tëra të lëna pas dore, sepse njerëzit duhet të dilnin nga shtëpitë e tyre. Nëqoftëse tani topmenaxherët humbasin punën nga kriza e hipotekave, atëherë ky është problemi i tyre. Ata i kanë patur sytë në ballë dhe tani duhe të mbajnë mbi supre konsekuencat."
Cleveland ka ngritur ndërkohë padi kundër 21 instituteve financiare, që janë përfshirë në spekullimet me hipoteka të lira, ndër ta edhe kundër Deutsche Bank. "Kriza e Wall Streetit rrezikon ndërkohë të gjithë shoqërinë amerikane, mendon analisti James Ellmann. Pas fjalës sterile "rrezik recesioni" fshihet de fakto një bombë me sahat. Charles Schumer, njëri nga senatorët me më influencë në SHBA i bëri tani apel presidentit amerikan, që të heqë dorë nga politika e tij fiskale, që favorizon vetëm të pasurit. "Ka ardhur më në fund koha që Bushi me politikën e tij fiskale t´u mundosojë financiarisht jetesën të gjitha familjeve amerikane." /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?