LAJMI I FUNDIT:

Dardhë e zierë në verë

Dardhë e zierë në verë

Për dardhën duhen:
▪ 4 dardha me formë të rregullt (që ta kenë bishtin se i jep bukuri pjatës)
▪ 1/2 litër verë kallmonte e kantinës
▪ 100 gr sheqer, pak kanellë.

Për kremin:
▪ ½ qumësht
▪ 150 gr sheqer
▪ 35 gr miell
▪ 4 të kuqe vezësh

Përgatitja e dardhës: Pasi e lajmë dardhën e qërojmë dhe me një thikë i presim bërthamën nga brenda pa e prishur nga jashtë. E vendosim në një tenxhere dhe hedhim verën, sheqerin, kanellën dhe pak ujë.


Pas këtij procesi e vendosim për të zierë.

E lëmë në zjarr për afro 7 minuta që nga momenti i vlimit.

Përgatitja e kremit:
Peshojmë përbërësit dhe bashkojmë miellin, vezët, sheqerin. I përziejmë bashkë derisa të krijohet një krem. Vendosim qumështin të vlojë.

Pasi të vlojë e fikim zjarrin dhe në formë ujëvare hedhim pastën që përgatitëm dhe e përziejmë fort. Pastaj e rivendosim në zjarr për 5 minuta duke e përzierë.

Marrim një pjatë në të cilën vendosim kremin në qendër dhe i japim formën e lotit.

Në fund të lotit vendosim dardhën e zierë të cilën mund ta mbushim me një reçel (në rastin tonë është mbushur me reçel rrushi amerikan).