LAJMI I FUNDIT:

Për darkë të shijshme që shkrihet në gojë: Qervishin me qofte shërbejeni me bukë Brotchen

Për darkë të shijshme që shkrihet në gojë: Qervishin me qofte shërbejeni me bukë Brotchen

Qervishi me qofte është një recetë klasike e cila vlerësohet si e shumëkërkuar.

Prandaj, blogerja e njohur kosovare, meJehonën, në Instagram-in e saj ka ndarë me ndjekësit një recetë super të shijshme të qervishit me qofte, të cilën, për ta bërë edhe më të shijshme, e ka shoqëruar me broçe integrale që piqen për 8-10 minuta dhe që gjenden vetëm në Interex.


Përbërësit për qofte:

– 500 gr mish viçi të grirë
– 1 karotë të grirë
– 2 qepë të grira
– 2 thelpinj të hudhrës të grira
– 1 vezë
– 2 feta të bukës, të holla pa kore, të thërrmuara
– Majdanoz të freskët të grirë
– Kripë
– Piper të zi
– Arrë mushku

Përbërësit për salcën:

– 4 lugë gjelle miell
– 1 lugë gjelle gjalpë
– Gjysmë luge çaji piper të kuq
– 1 litër ujë të vluar
– Kripë

Përgatitja:

Në një tas të madh i përzieni të gjithë përbërësit për qoftet. I mbuloni me letër najloni dhe i lini në frigorifer të qëndrojnë 1 orë. Masën e përzierjes së mishit e hidhni në enë të sheshtë në një shabllon të trashë prej 1 inç dhe i punoni me duar të lagura çdo kub të rrokulliset në një top. Topthëzat e fituar i kaloni pak në miell dhe i fërgoni me vaj të bollshëm në të gjitha anët.

Në vajin ku i keni fërguar qoftet, e shkrini gjalpin dhe ia shtoni miellin duke i trazuar mirë me lugë druri derisa të ndërron ngjyrë. Pastaj i shtoni piper të kuq dhe vazhdon pjekja derisa të ndjehet një aromë e mirë dhe mielli të ketë ngjyrë të mbyllur.

E shtoni ujin e vluar dhe e trazoni shpejt e shpejt me tel kuzhine në mënyrë që të mos krijohen kokërrzuat.

Mbi salcë i hidhni qoftet e fërguara, i mbuloni me kapak, e ulni temperaturën dhe i lini për 20 minuta.

Këtë shujtë super të shijshme, blogerja e njohur e cila njihet për aftësitë e saj të gatimit ju rekomandon ta shoqëroni me bukë integrale Brotchen.

Ku gjendet dhe cilat janë karakteristikat e bukës Brotchen?

Bukën Brotchen mund ta gjeni ekskluzivisht në rrjetin e supermarketeve INTEREX dhe është në kuadër të brendit francez Bonjour, e cila ka një çmim ekskluziv prej 69 cent.

Përveç bukës së bardhë, ju në INTEREX mund ta gjeni edhe Integral Brotchen, e cila piqet brenda 10 minutave dhe është shumë e shëndetshme.

View this post on Instagram

E shumë kërkuara klasikja Qervish me qofte👌🏻e kemi shoqruar me brotçe të sapo dalura nga furra e shpis, të gatshme i ki pjeke kur të duash i gjeni në #interexks #ad #sponsored Qervish me qofte Përbërësit Për Qoftet: 500 gr mish viçi, të grirë 1 karrotë,e grirë 2 qepë,të grira 2 thelpinj hudhra,të grira 1 vezë 2 feta bukë, të holla pa kore,të thërrmuara majdanoz të freskët, e grirë kripë, piper të zi, arrë mushku Për salcën: 4 lugë gjelle miell 1 lugë gjelle gjalpë 1/2 lugë çaji piper të kuq 1 L ujë të vluar kripë Përgaditja: Në një tas të madh përzierni të gjithë përbërësit për qoftet. I mbulojmë me letër najloni dhe i lëmë në frigorifer për 1 orë. Masën e përzierjes së mishit e hedhim në enë të sheshtë në një shabllon të trashë prej 1 inç dhe i punojm me duar të lagura çdo kub të rrokulliset në një top. Topthëzat e fituara i kalojm pak në miell dhe i fërgojmë në vaj të bollshëm në të gjitha anët. Në vajin ku kemi fërguar qoftet shkrijm gjalpën, shtojmë miellin duke i trazuar mirë me lugë druri derisa të ndrron ngjyrë, shtojm piper të kuq vazhdon pjekia derisa të ndjehet një aromë e mirë dhe mielli të ketë ngjyrë të mbyllt. Shtojmë ujin e vluar, trazojm shpejt shpejt me tel kuzhine në mënyr që mos të krijohen kokërrzat. Mbi salcë hedhim qoftet e fërguara, i mbulojm me kapak,ulim temp, i lëmë 20 min. . . . • • • 🍴 #food #foodofinstagram #foodie #toptags #instafood #yummy #sharefood #instaeat #foodstagram #heresmyfood #foodiegram #foodlovers #amazingfood #foodforlife #tasty #foodpictures #foodlover #delicious #foodstyle #foodpic #foodie #foodpics #foodblog #foodtime #all_food_passion #foodheaven #foods #foodblogger

A post shared by Cooking & Pilates (@me_jehonen) on Feb 15, 2020 at 9:44am PST

Artikull i sponzorizuar