LAJMI I FUNDIT:

Pogaçe të shpejta me djathë dhe proshutë

Pogaçe të shpejta me djathë dhe proshutë

Përbërësit e nevojshëm:

▪ 1 gotë jogurt
▪ 2 gota miell
▪ 1 gotë kaçkavall të grirë
▪ 150 gr. proshutë
▪ 1 lugë e vogël kripë
▪ 1 lugë e vogël sheqer
▪ 1 lugë e vogël sodë bikarboni
▪ Yndyrë apo vaj, sipas nevojës


Gatimi:

Nga mielli, jogurti, kripa, sheqeri dhe soda e bikarbonit bëjeni brumin.

Nga brumi bëni toptha dhe tëholloni me okllai.

Në njërin topth vendosni kaçkavallin e grirë (apo djathin e fortë) dhe një rreth proshute.

Hidhjani sipër topthin tjetër të tëhollur dhe bashkoni mirë skajet.

Kështu bëni edhe me topthat e tjerë të tëholluar.

Pogaçet fërgojini në fultere në vaj të nxehtë dhe në temperaturë mesatare, ndërkaq nga të dyja anët mbulojini me kapak. /Telegrafi/