Ekziston një pajtueshmëri se gratë shtatzëna dhe ato të cilat përpiqen të mbesin shtatzënë nuk duhet të marrin shumë kafeinë, ndonëse akoma nuk ka një konsensus se cila sasi e kofeinës është e parrezikshme gjatë shtatzënisë.
Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
Është mirë që shtatzënat të mos pinë më shumë se një filxhan kafe në ditë (që korrespondon me 200 miligram kafeinë).
Është botuar një studim sipas të cilit gratë që kanë konsumuar më shumë se 200 mg kafeinë në ditë, kanë pasur rrezik dyfish më të lartë për abort krahasuar me gratë të cilat nuk kanë konsumuar fare kafeinë.
Një gjë është e sigurt se një shtatzënë do ta ndjejë veten shumë më mirë nëse nuk konsumon shumë kafeinë. Kafeina është stimulant dhe bën që zemra të rrahë më shpejt. Përveç kësaj kafeina shkakton pagjumësi dhe ju bën që të ndjeheni të shqetësuar.
Kafeina shkakton urthin (djegie prapa gjoksit), sepse e stimulon sekretimin e acidit të lukthit.
Të gjitha këto efekte janë shumë më të shprehura sa më shumë që të përparojë shtatzënia për shkak se organizmi e ka më të vështirë që ta metabolizojë kafeinën dhe rrjedhimisht kafeina qëndron më gjatë në organizëm.
Në tremujorin e dytë të shtatzënisë koha e metabolizimit të kafeinës është dyfish më e gjatë krahasuar me periudhën jashtë shtatzënisë.
Në tremujorin e tretë nevojitet trefish më shumë kohë për ta metabolizuar kafeinën krahasuar me kohën jashtë shtatzënisë.
Në këtë rast kafeina qëndron më gjatë në qarkullimin e gjakut, më shumë kafeinë kalon placentën dhe mbërrin në gjakun e bebes të cilën bebja nuk mund ta metabolizojë. Kjo vlen edhe për bebet e porsalindura, prandaj nuk është mirë që edhe një grua lehonë të pijë shumë kafe derisa është duke e ushqyer beben me gji.
Një arsye tjetër se përse nuk duhet tepruar me kafe dhe me çaj është se pa marrë parasysh se a janë me kafeinë ose të dekafeinizuara, të gjitha këto pije kanë substanca të cilat quhen fenole. Fenolet e bëjnë më të vështirë që të përthithet hekuri nga zorrët.
Rekomandohet që kafen ose çajin ta pini midis dy racioneve të ushqimit në mënyrë që të ndikojë më pak në përthithjen e hekurit.
Në Danimarkë është bërë një studim sipas të cilit rreziku për të lindur fëmijë të vdekur është dy herë më i lartë tek gratë të cilat kanë pirë tetë filxhanë kafe në ditë, krahasuar me gratë të cilat nuk kanë pirë kafe.
Bebet e porsalindura nënat e të cilave kanë konsumuar më shumë se 500 mg kafeinë në ditë, kanë pasur rrahje më të shpeshta të zemrës dhe në ditët e para pas lindjes kanë fjetur më pak.
Nuk ka lidhshmëri midis konsumit të moderuar të kafeinës dhe lindjes së parakohshme. Poashtu, konsumimi i kafeinës nuk e rrit rrezikun e hipertensionit gestacional dhe preeklampsisë.
Cilat pije kanë kafeinë?
Natyrisht që kafeja ka kafeinë. Sasia e kafeinës dallon nga lloji i kafes dhe nga mënyra si përgatitet si dhe nga madhësia e filxhanit në të cilin servohet. Nuk duhet harruar se kafeinë ka edhe në pijet tjera, pijet energjike, në çokollatë dhe në akullore.
Kafeinë ka edhe në disa barna të cilat përdoren për kokëdhimbje, pije për flamë dhe barnat antialergjike, prandaj për çdo bar duhet të konsultoheni paraprakisht me gjinekologun tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A ndikon pozicioni i fjetjes në formimin e rrudhave?
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Ngjyra ideale e buzëkuqit duhet të përputhet me ngjyrën e lëkurës tuaj dhe ngjyrën e flokëve, ja si të zgjidhni ngjyrën e përkryer
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'
A ndikon pozicioni i fjetjes në formimin e rrudhave?
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri