LAJMI I FUNDIT:

Gratë me rrezik të shtuar

Gratë me rrezik të shtuar

Secila grua duhet t’u kushtojë vëmendje simptomave të caktuara. Nëse sëmundja zbulohet me kohë, gjasat e shërimit janë shumë më të mëdha.

KANCERI I GJIRIT – është forma më e shpeshtë e kancerit te gratë. Është lloj tumori i keq, dhe më e rëndësishmja është zbulimi i hershëm. Konsiderohet se mund të kalojnë madje edhe tetë vjet nga ndryshimi i parë, i cili mund të zbulohet me mikroskop deri në momentin kur tumori të rritet deri në madhësinë kur mund të preket, që domethënë të bëhet deri në 1 centimetër. Mamografia, rëntgeni i gjinjve, i cili mundëson që të shihet çdo ndryshim, madje edhe shumë i vogël në gjinj, është njëra nga teknikat
me anë të së cilës është arritur që të zvogëlohet vdekshmëria e shkaktuar nga ky lloj kanceri. Fatkeqësisht, tek ne edhe më tej shumë gra, për shkak të moszbulimit me kohë të kancerit të gjirit, duhet të bëjnë ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa numri i madh i tyre vdes nga kjo formë e kancerit.

KANCERI I GRYKËS SË MITRËS – gjithashtu zhvillohet ngadalë. Në periudhat fillestare, kur edhe mund të shërohet, nuk shkakton kurrfarë simptomash. Më vonë, mund të shfaqen mundimet e caktuara, për shembull, gjakderdhje të lehta nga mitra, jashtë ciklit
mujor. Në mënyrë që sëmundja të zbulohet para shfaqjes së simptomave, duhet bërë rregullisht testi Papa, që nga çasti kur femra bëhet seksualisht aktive.

KANCERII VULVËS – paraqet 3 deri në 10 për qind të rasteve të kancerit të zonës gjenitale dhe zakonisht shfaqet te gratë e moshuara, pas menopauzës. Diagnostikohet lehtë, porse, mjerisht, diagnoza caktohet me kohë vetëm në 25 për qind të rasteve.KANCERI I ENDOMETRIUMIT – është kancer i shtresës së qelizave të mukozës, e cila e përfshin brendinë e mitrës (endometrinë), dhe është në rritje. Fatkeqësisht, nuk ekziston metoda e zbulimit të hershëm. Po qe se shfaqet edhe dyshimi më i vogël – ndërsa arsye për këtë janë gjakderdhjet jashtë ciklit të rregullt menstrual – atëherë duhet konsultuar gjinekologu.


KACERI I VEZOREVE – ka më të keqen prognozë. Denduria e tij rritet me moshën jetësore, ndërsa bie me secilin fëmijë të lindur.

Problemet sipas moshës jetësore
Gjatë viteve të frytshme dhe pas tyre, te gratë mund të shfaqen disa probleme gjinekologjike, të cilat duhet shëruar.

* Ndërmjet moshës 20 dhe 30 vjeçe – në këtë periudhë telashet më të shpeshta janë ato lidhur me llojin e kontracepsionit, problemet me mujoret, me jetën seksuale dhe me
infektimet e organeve gjenitale.

* Nga mosha 30 deri 40 vjeçe – gratë shkojnë te gjinekolog u zakonisht kur dëshirojnë të mbeten shtatzëna, gjatë shtatzënësisë ose për shkak të problemeve lidhur me shterpësinë.

S’është me rëndësi nëse gjinekologu është femër apo mashkull, me rendësi është që të vini raporte të besueshme.

* Nga mosha 40 deri 50 vjeçe – zakonisht kërkohet metoda e preferuar kontraceptive, shfaqen problemet me inkontinencën (rrjedhjen e urinës padëshirueshëm) dhe telashet me seksualitetin.

* Pas të 50-tave – fillon debalancimi hormonal, i cili shënon hyrjen në menopauzë. Kjo është periudhë e ndryshimeve të mëdha në jetën e gruas, në të cilën më së shpeshti shfaqen ato të organeve gjenitale dhe të gjinjve, prandaj duhet mprehur metodat e prevencës (parandalimit) dhe të zbulimit të hershëm të sëmundjes. Mjerisht, një përqindje e vogël e grave në menopauzë shkojnë te gjinekologu. Përveç ndryshimeve të mundshme të disponimit, të shkaktuara nga ndryshimet hormonale dhe të mundimeve e të simptomave të zakonshme, menopauza mund të sjellë rreziqe shumë të rëndësishme për gruan: zvogëlimin e masës kockore (osteoporoza) dhe problemet me zemër dhe me sistemin e venave.Kontrollimet e rregullta mjekësore

Ndonëse të gjitha gratë një herë në vit duhet të shkojnë për kontroll gjinekologjik, disa duhet të jenë më të kujdesshme:

* Gratë mbi moshën 35 vjeçe
* Nëse në familje ka pasur raste të sëmura nga kanceri i gjinjve ose i organeve gjenitale
* Gratë pa fëmijë ose ato që kanë lindur pas të 30-tave
* Gratë të cilat kanë pasur shumë herët menstruacionet e para ose që shumë vonë kanë hyrë në menopauzë
* Gratë trasha (me peshë trupore) dhe ato me gjinj të mëdhenj
/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori