LAJMI I FUNDIT:

Braketat “Damon”, të përsosura për drejtimin e dhëmbëve dhe nofullave

Braketat “Damon”, të përsosura për drejtimin e dhëmbëve dhe nofullave

Në kohët e sotme moderne ekzistojnë shumë teknika dhe produkte ortodontike. Aparatet konvencionale ortodontike fikse merren gjithmonë si reference duke qenë aparate me aftësi të shumta korrigjuese.

Dr. Msc. Olta Shehu,
Stomatologe

“Estetika Dent”
Qendra Tregtare Bregu i Diellit
tel. 044-373-279
estetikadent1@gmail.com
olta-shehu80@hotmail.com

Braketat (kllapat) “Damon”, mund të përdoren për të korrigjuar shumë lloje problemesh dhe malokluzionesh, nga ato më të thjeshtat deri tek ato me të komplikuara. Braketat që përdoren sot janë të formave dhe të materialeve të ndryshme, si prej metali, prej qeramike, prej plastike, etj.


Ekzistojnë gjithashtu prodhime që ofrojnë avantazhe estetike dhe me performancë të ndryshme. Braketat e teknologjisë “Damon” ulin parehatinë e pacientit. Takimet me ortodontin për të rregulluar aparatin do të jenë me të pakta gjatë një trajtimi. Koha e trajtimit do të jetë 4 deri ne 6 muaj më pak se me aparatet e tjera konvencionale.

Sjellja e kësaj pajisje në ortodonti konsiderohet një revolucion teknologjik duke e bërë atë më efikas dhe me komfort. Në qoftë se me teknikat e tjera braketat metalike duhet që të lidhen me fillin me anë të ligaturave metalike apo elastike (gjë e cila sjell rritjen e fërkimit midis fillit dhe braketes dhe si rrjedhojë duhet të përdoren forca më të mëdha), me “Damon” do të përdoren forca shume më të lehta, sepse nuk ka nevoje për këto ligatura dhe si rrjedhojë do të zvogëlojë edhe kohëzgjatjen e trajtimit.

Lëvizja e dhëmbëve përgjatë fillit me “Damon” është më e lirshme prandaj pacienti ka me pak siklet. “Damon” ka vendosur protokolle të reja në ortodonti, duke përmirësuar estetikën e profilit të pacientit edhe duke evituar heqjet e dhëmbëve.
Braketa e re “Damon Q” është edhe më e vogël në madhësi dhe më perfekte nga ana teknologjike. Braketat “Damon clear” janë transparente duke gjetur përdorim më të madh në dhëmbët e përparmë.

Me anë të sistemit teknologjik insignia, tani këto braketa mund të prodhohen individualisht për çdo pacient dhe për secilin dhëmb.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori