Epilepsia është një prej sëmundjeve më të shpeshta në neurologji. Kjo ju takon grupit te sëmundjeve konvulsive e cila manifestohet me ngërçe të muskujve dhe ndryshim të furishëm të vetëdijes (me një shkallë të caktuar të vetëdijes).
Prof.ass.dr. Isuf Bajrami
Spec. i mjekësisë urgjente
tel. 044 199 161
Emërtimi i sëmundjes vjen nga fjala greke ‘epilepsi’’ që nënkupton sulmin.
Disa prej llojeve të epilepsisë janë:
1. Grand mal: ataku ose sulmi i madh, shfaqet pas zbrazjes abnormale elektrike të korës së trurit e cila manifestohet me humbje të shpejtë të vetëdijes, shtangim të muskujve të trupit dhe shkumën në gojë.
Shpesh në fazën e atakut i sëmuri ka urinim të pakontrolluar e më rrallë edhe feces.
Pas kësaj, pacienti është pa vetëdije dhe zgjohet gradualisht. Për një kohë ndihet konfuz dhe i përgjumur, por janë të mundshme edhe lëndimet gjatë rënies.
2. Petit mal: ataqe të vogla, më të shpeshta te fëmijët e vegjël. Fëmija і sëmurë rëndom ka shumë ataqe gjatë 24 orëve. Sulmet ndodhin më shpesh në mëngjes dhe gjatë aktivitetit fizik.
Atakun e karakterizon pamja e shtanguar dhe dridhjet kohëshkurtra të muskujve (rëndom të fytyrës ose ekstremiteteve).
I sëmuri nuk e humbë vetëdijen, por meqenëse ndonjëherë vjen deri të çrregullimi i të folurit merr pamjen sikur ka humbur vetëdijen.
3. Epilepsia psikomotore: Zakonisht te adultët, ndonjëherë ngatërrohet me psikozën. Karakterizohet me sjellje të përsëritura jonormale (ndryshime psikike, automatizmi-lëvizje të pakontrolluara të ngacmimeve ose veprimet si zhveshja dhe veshja).
Të sëmuret herë nuk janë të qetë, por agresive. Personi është i dezorientuar ndaj vetvetes, personave tjerë, kohës dhe hapësirës.
4. Status epileptikus: Ataku і zgjatur ose i përsëritur. Zgjatë më se paku 30 minuta. E rrezikon jetën dhe çdo-herë në një masë të caktuar e dëmton edhe trurin.
Shkaktarët e epilepsisë
– Çrregullimet e sistemit nervor qendror (çrregullimet natyrale gjatë zhvillimit, infeksionet, neoplazmat, sëmundjet e enëve të gjakut, sëmundjet e lindura të cilat shkaktojnë dëmtimin e trurit).
– Çrregullimet metabolike
– Lëndimet e kokës
– Temperatura e lartë
– Përdorimi pa masë i alkoolit ose drogave
– Stresi emocional
– Epilepsia idiopatike (baza ose substrati trashëgues)
Simptomat
1. Aura-nënkupton vërejtjen, parandjenjën kur halucinacion i zërit dhe shikimit, ndjenja e erës së çuditshme ose shijes, ndjenja e shtangimit, mundimit të barkut e cila zgjatë disa sekonda.
2. Humbja e vetëdijes
3. Shtangie e muskujve dhe lirimi në çdo 15 deri 20 sekonda.
4. Gulçim pas atakut dhe apatia
5. Ndonjëherë kokëdhembja.
Ndihma e parë
1. Të sigurohet kalueshmëria e rrugëve të frymëmarrjes me rrotullimin anësor në pozitë të krahut.
2. Të sigurohet i sëmuri të mos e godet kokën në bazë të fortë, ashtu që nën kokë vendoset ndonjë mjet i butë (jastëk, batanije etj)
3. Shpërthekohet rripi dhe çlidhet kravata
4. Largohet e gjithë ajo që mundë ta lëndoj të sëmurin në rrethinën e tij.
5. Thirret ndihma e shpejtë
6. Gjithherë pritet në vendin e ngjarjes që i sëmuri të kthehet në vetëdije ose deri sa të vjen ndihma e shpejtë.
Ndihma e shpejtë nuk nevojitet nëse:
– ataku ka kaluar brenda 5 minutave
– nuk ka ataqe te reja
– i sëmuri nuk është i lënduar gjatë rënies
Vëni re!
* Në atak, gjuha nuk preket pasi që mund të lëndohet pas ngërçeve të muskujve të fytyrës ose nofullës
* Nuk tentohet me forcë të ndërpriten ngërçet
* Vendosja e gjësendeve metalike në dorë si p.sh. çelësave nuk ka arsyetim mjekësor
* Nuk vendoset asgjë në gojë (p.sh. luga, shpatulla etj.)
* Nuk i jepet pacientit kurrfarë lëngu në gojë në fazën e atakut deri sa nuk këndellet.
* Shumica e fëmijëve me epilepsi, prej tyre rreth 90%, shkojnë në shkollë dhe mund të inkuadrohen në çerdhe. Është me rëndësi që prindërit ose kujdestari ta informojnë ekspertin për praninë e sëmundjes që të ketë kujdes e në rast nevoje të reagohet me kohë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit