Zhvillimi shpejtë i teknologjisë laserike në decenien e fundit i ka pasuruar mundësitë terapeutike dhe ka mundësuar largimin e suksesshëm të ndryshimeve në lëkurë.
Në Dermatologjinë Laserike Kozmetike, në veçanti i kushtohet rëndësi largimit të ndryshimeve vaskulare dhe pigmentuese, tumoreve beninje, tatuazheve, qimeve të padëshirueshme, rrudhave dhe shenjave.
Laserët veprojnë në princip të fototermolizës selektive duke mundësuar largimin e shënjestruar të ndryshimeve të caktuara në lëkurë. Kromofobet (molekulat biologjikisht aktive) të lëkurës, siç janë hemoglobina, melanina dhe uji, absorbojnë gjatësi specifike valore të dritës. Duke pranuar rrezet laserike me gjatësi të caktuar valore (laserët emetojnë rreze me vetëm një gjatësi valore) që i përgjigjen absorbimit maksimal të kromofobeve, shkaktohet asgjësimi selektiv i indit të shënjestruar pa dëmtim të indit përreth i cili nuk trajtohet me rreze laserike.
Për këtë arsye selektiviteti gjatë heqjes së ndryshimeve në lëkurë është përparësia kryesore e laserit ndaj metodave tjera terapeutike. Kjo mund të arrihet me zgjedhjen e drejtë të sistemit laserik dhe zgjedhjen e parametrave përkatës për terapinë e caktuar. Në ditët e sotme përballemi jo vetëm me sistemet laserike të llojeve të ndryshme teknologjike, por edhe me lezionet e reja të spektrit të gjerë ku mund të përdoret në mënyrë potenciale laseri si metodë kryesore trajtuese.
Indikacionet
Largimi i qimeve
Rritja e tepruar e qimeve në vendet e ‘papranueshme kozmetikisht’ (p.sh. në fytyrë të femrat) mund të jetë rezultat i faktorëve të ndryshëm, siç janë trashëgimia, çrregullimet endokrine, si edhe disa barna. Për largimin e kohëzgjatur të qimeve, trajtimet laserike janë zgjedhja kryesore.
Kromofori shënjestër është pigmenti melanin në rrënjën e qimes. Për këtë arsye laserët janë më efikas në largimin e qimeve të errëta, ndërsa nuk kanë efikasitet të duhur për largimin e qimeve të ndritshme.
Pas trajtimit ekziston skuqje dhe ënjtje e lehtë e vendit të trajtuar, të cilat zhduket brenda 24 orëve. Pas këtij trajtimi është e nevojshme shmangia e ekspozimit ndaj rrezeve UV, me qëllim që të shmanget paraqitje e hiperpigmentimit ose hipopigmentimit të lëkurës. Për arritjen e rezultateve optimale janë të nevojshme mesatarisht pesë apo gjashtë seanca të trajtimit për një periudhë një ose dy mujore, varësisht nga regjioni që trajtohet.
Ndryshimet vaskulare
Telenagiektazitë, spider naevus, haemangiomat, angioma senile.
Zakonisht bëhet fjalë për trajtimet të cilat janë efikase dhe nuk kanë nevojë për anestetikë lokalë, të cilat realizohen me ftohjen e lëkurës me gel të ngrirë ose ajër.
Këto ndryshime vaskulare mund të largohen me vetëm disa trajtime. Edhe pas këtyre trajtimeve mbetet skuqje, por mund të paraqiten edhe kore të cilat zhduken pas dhjetë ditësh. Pas trajtimit po ashtu duhet të shmangen rrezet UV (dielli, solariumi), së paku një muaj.
Heqja e naevus flammeus deh haemangiomave te fëmijët kanë një dallim në trajtimin e tyre, te këto raste përdoret anestezioni i përgjithshëm dhe tretmane të llojeve të ndryshme.
Përsëritja e trajtimeve te ndryshimet vaskulare bëhen brenda intervaleve kohore nga katër deri në pesë javë.
Ndryshimet pigmentuese dhe tatuazhet
Lentigo solare, piklat diellore, njollat ‘café au-lait’, naevus Ota, naevus Ito, naevus Becker, si edhe tatuazhet amatore, profesionale dhe traumatike.
Thellësia dhe dendësia e pigmentit përcakton numrin e trajtimeve laserike të cilat janë të nevojshme për largimit e ndonjërit nga lezionet e përmendura (p.sh. për lentigo solare mjafton një ose dy trajtime, ndërsa për tatuazhet profesionale-dhjetë). Zakonisht përdoret kombinim i anestetikëve lokalë në formë kremi që vendoset një orë para fillimit të procedurës.
Tretmanet përsërietn çdo katër ose gjashtë javë. Paraqitje më të shpeshta të padëshirueshme gjatë largimit të lezioneve pigmentuese dhe tatuazheve janë ndryshimet e pigmentimit të lëkurës.
Shenjat
Shenjat atrofike trajtohen me CO2 dhe Erbium: laserin YAG, ndërsa keloidet me ‘laserin pulsik dye’. Vlen të përmendet se shenjat mund të përmirësohen, mirëpo ato kurrë nuk mund të largohen plotësisht.
Me anë të ‘laser resurfacing’ dhe largimin e rritjeve beninje, largohen shtresat sipërfaqësore të lëkurës, zvogëlohen rrudhat dhe pigmentimet të cilat kanë ndodhur si pasojë e ekspozimit të zgjatur ndaj rrezeve UV të dritës.
Më së shpeshti përdoren laserët ‘CO2’ dhe Erbium: Yag laserët. Laseri CO2. Këta laserë përdoren edhe për largimin e ndryshimeve tjera në lëkurë, siç janë keratoza seboroike, hiperplazioni i gjëndrave dhjamore, fibrozave dhe tumoreve tjera beninje të lëkurës (p.sh. siringomat).
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë