LAJMI I FUNDIT:

Sulmi në zemër (infarkti)

Sulmi në zemër (infarkti)

Infarkti është nekrozë e një pjese më të vogël ose më të madhe të muskulit të zemrës e shfaqur për shkak të furnizimit të pamjaftueshëm me gjak. Shkaktari më i shpeshtë është mbyllja e ndonjërës prej arterieve koronare (enët të cilët furnizojnë muskulin e zemrës) nga ndonjë koagul i gjakut.

Rrethanë favorizuese për shfaqjen e obstruksionit është zhvillimi i arterosklerozës në vazat e gjakut. Zhvillimi i infarktit bart me vete rrezikun nga vdekja e papritur për shkak të arrestit kardiak. Rreziku më i madh është në orët e para prej lajmërimit të infarktit.

Arteroskleroza është sëmundje e arterieve me formimin e të ashtuquajturës pllakës aterosklerotike në sipërfaqen e brendshme të arteries. Pllakat e ngushtojnë lumenin e arteries dhe janë bazë potenciale për formimin e trombit. Ndryshimet aterosklerotike fillojnë të zhvillohen që në fëmijëri dhe ngadalë përparojnë gjatë jetës. Më të theksuara janë te të moshuarit, por shumica e njerëzve e kanë në masë të vogël ose të madhe të zhvilluar arterosklerozën. Faktorët të cilët mundësojnë zhvillimin e saj janë: rritja e nivelit të lipideve ose yndyrave (kolesterolit dhe triglicerideve) në gjak, shtypja e lartë e gjakut, duhanpirja, sëmundja e sheqerit dhe stresi.


Si ta ndalni ose ngadalësoni zhvillimin e arterosklerozës?
– Ushqimi i shëndoshë. Është me rëndësi kufizimi i konsumimit të yndyrave (sidomos shtazore), ëmbëlsirave dhe kripërave.
– Mospirja e duhanit
– Mbajtja e peshës trupore në kufij normal.
– Aktiviteti i rregullt fizik
– Sipas mundësisë, shmangja e stresit.
– Kontrolli i shtypjes së gjakut, yndyrave dhe sheqerit në gjak.
– Personat e sëmurë nga hipertensioni duhet me rregull dhe me përpikëri të marrin terapinë e cila do ta mbaj tensionin në kufijtë e normales.
– Diabetikët duhet në mënyrë strikte t’i përmbahen të gjitha udhëzimeve për stilin e jetës.
Të dhënat statistikore për shkaqet e vdekjes flasin se një e treta e njerëzimit vdesin nga pasojat e arterosklerozës, në mesin e të cilave hyjnë edhe sulmi në zemër dhe tru.

Kur duhet të dyshojmë në infarkt
Për fat të keq, nuk ka shenja të sigurta të cilat do të përcaktonin sulmin në zemër. Do t’i përmendim vetëm simptomat më të shpeshta të cilat do të na bëjnë që të dyshojmë si dhe do ta shtyjnë të sëmurin ose rrethin që të kërkoj ndihmë mjekësore.
* Dhimbja në gjoks . Pacienti shpesh e përshkruan si ‘shtypje’’ ose ‘shtrëngim’. Mund të zgjerohet majtas (rrallë djathtas) në krah, dorë, qafë dhe fytyrë. Disa të sëmurë e ndiejnë dhembjen në pjesën e sipërme të barkut.
* Lëkura e zbehtë dhe e mbuluar me djersë.
* Mundimi dhe vjellja. Është me rëndësi të dihet se nuk do të thotë që të gjitha këto simptome të jenë prezente. Kështu që është i mundshëm edhe infarkti pa dhimbje. Gjithashtu këto ankesa mund të lajmërohen edhe te sëmundjet dhe gjendjet tjera të rënda.

Veprimet
* I sëmuri duhet të rri i qetë, më së miri në pozitë gjysmë të ulur. Mos e lejoni të ecë ose ndonjë ngarkesë fizike.
Tabletat Aspirin ose Andol grimcoje dhe i jepni të sëmurit. Personat të cilët ankojnë nga angina pectoris duhet të marrin terapinë e rëndomtë – Niroglicerin (Angised) ose Tinidil nën gjuhë.
* Thirrni ndihmën e shpejtë mjekësore ose transportoni të sëmurin sa më parë në spital.
* Nëse pacienti ka humbur vetëdijen, kontrolloni frymëmarrjen dhe qarkullimin dhe sipas nevojës filloni masat reanimuese.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori