LAJMI I FUNDIT:

Vaji i mendrës për dhembjet kronike abdominale te fëmijët

Vaji i mendrës për dhembjet kronike abdominale te fëmijët

Terapia primare tek fëmijët me dhimbje abdominale kronike pa simptoma alarmuese është largimi i shqetësimeve rreth sëmundjes; një përqindje e konsiderueshme e mjekëve klinik përshkruajnë intervenime në ushqim ose intervenime farmakologjike, përfshirë analgjetikë, antispasmodikë, sedativë dhe, së fundi, probiotikë.

Sa efektiv e janë intervenimet farmakologjike si dhe ato ushqimore?
Vaji i mendrës mendohet të qetësojë muskulaturën e lëmuar. Në një eksperiment, 42 fëmijëve me sindromë irituese të zorrëve u janë dhënë kapsula me vaj mendre ose placebo. Përmirësimet kanë treguar ndryshime te 71% nga ata që kanë pranuar vaj mendre, krahasuar me 43% të atyre që kanë pranuar placebo. Komiteti i pediatërve Amerikan ka konkluduar se vaji i mendrës, i dhënë për dy javë, mund të përmirësojë simptomat te këta fëmijë.

Eksperimenti me 14 fëmijë me migrenë abdominale, ka treguar se pizotifeni është efektiv në uljen e dhimbjeve krahasuar me placebo-n. Dëshmitë tjera tregojnë një efekt të antagonistëve H2 (famotidin) në simptomat me dhimbje funksionale abdominale. Famotidina ka përmirësuar simptomat vetëm në grupin e fëmijëve me simptoma të rënda dispepsie.


Sa efektive janë intervenimet psikologjike?
Modeli biopsikosocial sugjeron se dhimbja funksionale abdominale është e lidhur me një varg shkaktarësh, ku janë të rëndësishëm edhe faktorët psikologjik. Tri eksperimente në këtë aspekt, kanë dëshmuar efikasitetin e intervenimeve psikologjike behavioriste te fëmijët dhe te familja, në trajtimin e dhembjeve abdominale.

Si mund ta përmirësojmë kontrollin e dhimbjes kronike abdominale?
Duke ditur ndikimin shumë-faktorësh në dhimbjet kronike abdominale si dhe ndikimin e faktorëve familjarë, është e përshtatshme që sëmundja të kontrollohet në kujdesin primar shëndetësore.

Gjatë kontrollit ditor klinik, një histori e vëmendshme e sëmundjes dhe një ekzaminim fizik i tërësishëm duhet të jenë të mjaftueshme për t’i njohur fëmijët me dhimbje abdominale kronike. Nuk duhet harruar se dhimbja funksionale abdominale ka një ndikim të madh në mirëqenien e fëmijës.

Dhimbja kronike abdominale te fëmijët zakonisht nuk shkaktohet nga çrregullime organike.

Diagnostika fokusohet në caktimin e simptomave alarmuese përmes ekzaminimit të së kaluarës dhe ekzaminimit fizik.

Vlerësimi shtesë diagnostik nuk nevojitet në fëmijët pa simptome alarmuese.
Karakteristikat familjare ndikojnë në vazhdimin kronik të dhimbjeve abdominale, më shumë se sa karakteristikat e pacientit.

Një intervenim specifik nuk mund të rekomandohet në rast të mungesës së dëshmive rreth efekte të dobishme.

Qëllimi është të identifikohen fëmijët e rrezikuar nga dhimbja e vazhdueshme dhe që lidhet me paaftësinë funksionale. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori