LAJMI I FUNDIT:

Ndikimi i madh i shembullit në edukimin e fëmijëve

Ndikimi i madh i shembullit në edukimin e fëmijëve

Ndikimi i shembullit është shumë i madh dhe ka fuqi edukative të fortë e të fuqishme. Prandaj, në qoftë se ajo përdoret për të mirë, do të japë ndihmë jashtëzakonisht të madhe në edukimin e fëmijëve në familje, në rrethin shoqëror dhe në shkollë.

Dihet se të vegjlit, prej natyre, janë imitues të fortë: Ata, pa hezituar imitojnë gjestet, qëndrimin, lëvizjet, te folurit, mendimet, sjelljet e veprimet e njerëzve me të cilët takohen përditë posaçërisht të atyre që i duan dhe i respektojnë më së shumti, transmeton Telegrafi.

Këto imitime veprojnë në mënyrë të gjallë e të fuqishme në formimin e karakterit të fëmijëve e përgjithësisht në formimin e personalitetit të tyre.


Këto imitime, këta shembuj që marrin fëmijët, e përgjithësisht të rinjtë prej të rriturve, kthehen pastaj në shprehi te fuqishme e të qëndrueshme, që me kohë bëhen pronë e tyre shpirtërore, të cilat gjatë tërë jetës ushtrojnë një ndikim të madh mbi vullnetin e karakterin e tyre dhe bëhen pothuajse si vetë ata të cilët i imitojnë. Këtë e vërteton më së miri edhe fjala e urtë e popullit tonë: “Me kë të të rrish, ashtu do të bëhesh”.

Sa më të gjata e më të qarta të jenë paragjykimet e një gjëje ose veprimi, aq më shumë kohë do të qëndrojnë e do të pasqyrohen ato në shpirtin e njeriut, e pra edhe aq më lehtë ato asimilohen dhe ndikojnë në vullnetin e njeriut të ri.

E parafytyrimet që rrjedhin prej shembullit janë vërtet shumë te fuqishme e të qarta, sepse ato i sheh, i dëgjon dhe i ndien. Pikërisht për këtë, ndikimi i shembullit është shumë i madh dhe ka fuqi edukative të fortë e të fuqishme. Prandaj, në qoftë se ajo përdoret për të mirë, do të japë ndihmë jashtëzakonisht të madhe në edukimin e fëmijëve në familje, në rrethin shoqëror dhe në shkollë.

Karakteri i të rriturve, me të cilët fëmija ka kontakt të përditshëm, vepron me të madhe mbi karakterin e fëmijëve. Prandaj, një prind i mirë e i denjë bëhet prijës i natyrshëm i fëmijëve të vet, kurse një edukator i mirë frymëzon jetë shembullore te nxënësit e vet dhe i bën për vete zemrat e tyre.

Nga ndikimi i madh që ushtron shembulli, pikësëpari duhet të përfitojnë prindërit, duke u përpjekur e kujdesur vazhdimisht që fëmijët e tyre në shtëpi e jashtë saj të bëjnë një jetë të rregullt, korrekte e të harmonishme në përgjithësi. Prandaj prindërit së pari duhet të kenë mendjen që nga goja e tyre, së paku në sy të fëmijëve, ‘të rrjedhë mjaltë’, siç thotë goja e popullit; pra të dalin vetëm fjalë të mira, të ëmbla, të atilla që fëmijët t’i përvetësojnë ato me ëndje dhe t’i përdorin me kënaqësi të madhe e me krenari si në familje ashtu dhe jashtë në rrugë e në rrethin shoqëror.

Nga ana tjetër, prindërit duhet të kujdesen që sjelljet e marrëdhëniet e tyre të shoqishoqshme e me të gjithë anëtarët e tjerë të familjes të jenë korrekte e në pajtim me normat morale të një edukate të mirë, sepse fëmijët e thithin, e rrëmbejnë menjëherë fjalën, gjestin e veprimin e prindërve të tyre, të cilët i duan dhe i çmojnë mbi të gjithë.

Ndërkaq, shembulli i keq i prindërve mund t’i helmojë fëmijët, sepse rrënjos në shpirtin e tyre vese, të cilat më vonë është shumë vështirë t’u hiqen, e nuk është për t’u çuditur që disa ndoshta mund t’u mbeten dhe për tërë jetën, mbasi është e pamundur t’iu çrrënjosen.

Pikërisht për këtë prindërit duhet të jenë të rregullt, të drejtë, të ndërgjegjshëm, të përpiktë në punë dhe të jenë pasqyrë e qartë sa u përket fjalëve e sjelljeve të mira e të hijshme. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
“Jam lodhur duke u munduar të jem e fortë tërë kohën”

“Jam lodhur duke u munduar të jem e fortë tërë kohën”

Këshilla dhe arsye
Sa muaj pas abortit duhet të ruheni që të mos mbeteni shtatzënë?

Sa muaj pas abortit duhet të ruheni që të mos mbeteni shtatzënë?

Këshilla dhe arsye
Prindër, kujdes: Nëse fëmija juaj bën lëvizje të këtilla, patjetër çojeni te mjeku! (Video)

Prindër, kujdes: Nëse fëmija juaj bën lëvizje të këtilla, patjetër çojeni te mjeku! (Video)

Fëmija juaj
Kalo në kategori