Të dëgjosh fëmijën tënd është çelësi për t’u bërë një prind i mirë. Nëse mund të dëgjoni me zemër, fëmijët tuaj mund të rriten në mënyrë të shëndetshme.
Lini enët ose punët mënjanë. Fikni televizorin. Ruani kontaktin e syve për aq kohë sa fëmija juaj e kërkon atë, transmeton Telegrafi.
Shpesh ndodh që, kur fëmijët janë duke shprehur një problem apo shqetësim, prindërit thonë se po dëgjojnë por gjuha e trupit të tyre tregon që mendjen e kanë diku tjetër. Vazhdojnë të shikojnë televizor, bisedojnë me një të rritur tjetër ndërkohë, apo merren me letrat e punës që kanë marrë me vete në shtëpi nga zyra e tyre. Sigurisht ata po dëgjojnë, por jo me zemër. Në fakt, disa minuta të dëgjimit të kujdesshëm dhe të sinqertë është më i vlefshëm se një orë dëgjimi ndërsa merreni me një aktivitet tjetër.
Mos u nxitoni në dhënien e zgjidhjeve, ideve apo leksioneve. Shpesh, fëmijët duan dikë t’i dëgjojë. Ata kërkojnë nga njeriu që po i dëgjon t’ju jap atyre një mundësi për të zbuluar atë çfarë ata duan.
Zgjidhja e problemit të fëmijës nga ana juaj, vërtet do t’i jepte fund shqetësimit të tij, por për ta është më e rëndësishme t’i shërbeni si një mbështetje për të formuluar ata vetë zgjidhje për problemet e tyre.
Demostroni që po dëgjoni duke bërë pyetje dhe duke lëshuar tinguj ‘dëgjimi’ si: “Hmmm” “Oh,”“Vërtet?” “Ëhë!”.
Vlerësoni frikën dhe shqetësimet e fëmijës tuaj. Komentet si: “Oh, mos u shqetëso. Nuk ka përse të kesh frikë”, nuk janë shumë të dobishme. Është e rëndësishme për fëmijët të mësojnë të besojnë në ndjenjat e tyre.
Nuk duhet t’i jepni fëmijëve mesazhin që ndjenjat e tij nuk janë të sakta. Ju mund të komentoni ndjenjat e tij duke thënë ”Kjo mund të jetë shqetësuese” ose ”Ti mund të jesh ndjerë i mërzitur”. Ju do të tregoni që i njihni dhe i kuptoni ndjenjat e tij. Ai do të ndihet i mirëkuptuar. Pastaj një përqafim i ngrohtë do ti tregojë se ku mund të mbështetet në çdo kohë.
Ndihmojeni fëmijën të fokusohet në zgjidhjet e mundshme. Në qoftë se situata nuk është një problem por një gjendje e të ndjerit, inkurajojeni fëmijën të shprehë plotësisht ndjenjat e tij dhe të vazhdojë përpara. Ndihmojeni fëmijën dukë përdorur shprehjet: ‘A do të ishte mirë sikur… ose “.
Çfarë mendon të bësh tani?
Kujtoni kohën kur ju po rriteshit dhe të gjitha kohët kur jeni ndjerë konfuze, e shqetësuar dhe plot dyshime. Është e vështirë të rritesh! Ju mund të ndihmoni fëmijët tuaj thjesht duke qenë e pranishme dhe duke qenë e gatshme të dëgjoni sa herë ai dëshiron të ndajë me ju ndjenjat e tij.
Fëmijët kanë nevojë të dinë që kur duket sikur “bota po përmbyset” ata kanë një vend të sigurt, një burim pa fund dashurie pa kushte. Dëgjimi është një aftësi ashtu siç është edhe të folurit. Nuk është thjesht të kapurit e tingujve: dëgjimi aktiv përfshin një sërë sjelljesh që shprehin vëmendje, simpati, ndjeshmëri dhe respekt. Dëgjimi i fëmijës tuaj në këtë mënyrë do t’i bindë ata për dashurinë tuaj të pafund.
Kini parasysh këto udhëzime sa herë që fëmija juaj ka diçka të rëndësishme për të thënë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Çfarë nuk mund të ndryshojnë femrat kurrë te meshkujt
Ti je e dashura numër 2
Sa dhëmbë duhet të ketë fëmija një vjeç?
Mesazhet sekrete që mund të ndihmojnë fëmijët autikë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!