Keni përdorur shumë dieta dhe nuk keni arritur formën trupore që keni dëshiruar? Ndiheni e lodhur nga dietat e rrepta e të stërmundimshme? Kjo rubrikë do t'ju ndihmojë me këshilla praktike të vlefshme që ju të eliminoni kilogramët e tepërt në një mënyrë shumë të lehtë dhe të shëndetshme.
Nuk është e nevojshme që ju të hiqni dorë nga kënaqësia e të shijuarit ushqime që ju dëshironi, thjesht mësoni se cfarë ju bën mirë për shëndetin tuaj. Mësoni të shijoni pak dhe me cilësi. Do të ndiheni mirë me vetveten në mënyrë shumë të natyrshme dhe pa mundim. Lexojini këto këshilla për të njohur se cilat ushqime duhet t’i konsumoni pak dhe cilat të tjera ju ndihmojnë për të arritur format e dëshiruara.
Fruta apo lëngje frutash?
Konsumojini frutat dhe zarzavatet e plota, jo vetëm lëngun e tyre. Lëngu është një prodhim i përpunuar që tretet më shpejt se frutat. Një gotë lëng portokalli ka një herë e gjysmë më shumë kalori sesa një kokërr portokall.
Drithërat
Ushqimet me bazë drithi janë shumë të këshillueshme në mëngjes për dy arsye: drithërat të ngopin dhe të bëjnë shumë mirë për zemrën. Mund të konsumoni qull, biskota dietike me bazë drithërash dhe bukën e zezë. Në supermarkete gjenden drithëra të gatshme për përdorim shtëpiak. Drithëra të mira janë ato që kanë të paktën 10 g fibër për racion. Vakteve të mëngjesit me bazë drithi mund t’u shtohen fruta, bajame, arra dhe kos.
Bulmetra
Në mëngjes lëngu më i mirë është qumështi i skremuar. Në fillim mund t’ju duket pa shije, por përpiquni të kaloni ngadalë nga qumështi me yndyrë, në atë gjysmë të përpunuar, më pas të skremuar. Konsumimi i kosit është po kaq i mirë në mëngjes, por kini kujdes ta zgjidhni pa yndyrë ose me pak yndyrë, absolutisht nuk duhet ta përdorni të ëmbël. Kur blini kos frutash, lexojini patjetër etiketat. Duhet të blini atë lloj kosi që ka zëvendësues të sheqerit. Djathi dhe gjiza e njomë janë një burim shumë i mirë proteinash, gjithashtu edhe të ngopin. Për ri dhënë pak shije, mund ri shoqëroni me fruta dhe marmelata me pak sheqer. Përdorini me kursim bulmetrat. Kujdes me djathërat e tjerë. Mos i përdorni, pasi ato e kanë të lartë përqindjen e yndyrave të mbingopura, të cilat zënë vend menjëherë në arteriet tuaja. Nëse e keni të domosdoshëm përdorimin e këtij produkti, zgjidhni djathë të bardhë ose feta me pak yndyrë, duke e shoqëruar me erëza si: piper, rigon etj. Edhe qumështi i sojës, të cilin mund ta gjeni në supermarkete që tregtojnë ushqime të veçanta, është një zgjedhje dhe mundësi shumë e mirë.
Vezët
Zgjedhja më e mirë janë vezët që përmbajnë omega 3- një përbërës që bën mirë për zemrën. Sidoqoftë, në fazën e parë këshillohen të përdoren vetëm vezët e bardha.
Buka
Përdorni gjithmonë bukë të zezë. Bukët e gatuara në fshat me miell të bluar në mulli me gur, kanë më shumë fibër sesa llojet e tjera të bukëve.
Margarina
Mos përdorni gjalpë. Llojet e reja të margarinave të pahidrogjenizuara janë të këshillueshme. Mos përdorni gjalpë kikiriku, pasi ka shumë kalo ri. Vetëm lloji 100 përqind natyral, mund të përdoret pak në fazën e dytë të dietës.
Marmelatat
Përdorni ato lloj marmelatash që kanë pak sheqer. Janë shumë të shijshme dhe kanë pak kalori. Mos përdorni marmelata me shumë sheqer.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë