Ndonjë lexues mund të na thotë se, po t'i hamë frutat ashtu siç do e përshkruamë më poshtë, nuk do të na shijojnë fare...
Themi se në këtë rast kemi të bëjmë me njerëz që mendojnë vetëm për veten e tyre dhe nuk u bëhet vonë nëse i shqetësojmë ata që ndodhen pranë tyre, duke kafshuar zhurmshëm ose duke u rrjedhur nëpër mjekër lëngu i ndonjë pjeshke.
Kafeja, çaji, kakaoja me qumësht, pihen nga filxhani, pa e lënë lugën brenda. Në rastin e çajit e të kakaos, ajo vendoset në pjatën që na është sjellë bashkë me filxhanin ose mbi pecetë. Gishti i vogël nuk mbahet i ngritur, kur çojmë filxhanin te goja. Kur pimë kafe turke, e ngremë pjatën e vogël me dorën e majtë, ndërsa afrojmë filxhani n pranë buzëve me dorën e djathtë. Kurrë nuk duhet ta pimë kafenë nga filxhani pa tabëll përfundi, qoftë edhe kur ndodhemi në punë (zyrë). Ndryshe nga kafeja, çaji ose kakaoja pihen duke e lënë pjatëzën (tabllën) në tryezë.
Mishi i shpendëve: Nuk hahet me dorë, mund të bëjnë përjashtim kofshët e zoçkave. Mirë është që mishi i pulës të sillet në tryezë pa kocka.
Orizi: Hahet me pirun, duke u ndihmuar edhe nga thika. Mos përdorni lugën, kini durim të hani më ngadalë, edhe kur nuk e kapni lehtë me pirun.
Ëmbëlsirat: Merren me dorë, kur janë të thata, ose me lugë të vogël a pirun deserti, po të jenë me krem; ‘pallaçinkat’ hahen duke i prerë në copa të vogla, si mishin.
Frutat: Dardhët dhe mollët i presim me thikë në katër pjesë, të cilat i qërojmë një
nga një. Pastaj çdo çerek e presim në copa të cilat i hamë me pirun. Çerekët që i lëmë të paqëruar, mund t’ia hamë me dorë. Rrushi, qershitë dhe vishnjat hahen kurdoherë me dorë. Marrim nga frutiera një kalavesh rrushi, e vendosim në pjatën tonë dhe kokrrat i hamë një nga një. Disa kanë një zakon të keq të marrin disa kokrra rrushi drejtpërsëdrejti nga frutiera që sillet në tryezë. Por, cili do ta marrë pastaj atë kalavesh rrushi të katandisur në atë mënyrë? Bërthamat e vishnjave, qershive ose rrushit, vihen në pëllëmbën e dorës, të bërë kaush, dhe pastaj në pjatë.
Kivi: Pritet me thikë përgjysmë, njëra gjysmë mbahet në dorën e majtë dhe hahet pjesa e brendshme me një lugë të vogël. Pra, në përgjithësi, shumica e frutave hahen duke përdorur thikën, pirunin ose lugën e vogël. Vetëm kur ndodhemi në një oborr me pemë të tilla, i kafshoj më frutat!
Pjeshkat: Mbahen në dorën e majtë për t’i prerë në dysh. Hahen me thikë dhe me pirun.
Portokajtë dhe mandarinat: E presim lëvoren në formë ylli, nxjerrim frytin dhe e ndajmë në feta, të cilat i hamë me dorë .
Bananet: Merren me dorë, u hiqet lëvorja në pjatë dhe hahen me dorë, ose, nëse janë tepër të buta, me pirun.
Pjepri dhe ananasi: Serviren të prerë në feta dhe hahen vetëm me pirun, me përjashtim të rastit kur ananasi është shumë i fortë dhe e justifikon përdorimin e thikës. Grejpfruti: Shërbehet i prerë më dysh dhe hahet duke përdorur një lugë të vogël.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë