LAJMI I FUNDIT:

CR7 më i miri i sezonit të kaluar në La Liga!

CR7 më i miri i sezonit të kaluar në La Liga!

Në ndarjen e çmimeve për më të mirët në La Liga për sezonin e 2013/2014, ka dominuar superylli portugez, Cristiano Ronaldo.

Makineria golashënuese e Real Madridit regjistroi 31 gola në 30 paraqitje në kampionatin spanjoll në edicionin e kaluar dhe është shpallur sulmuesi më i mirë.


Konkurrentë të portugezit për këtë çmim ishin Diego Costa (27 gola në 35 ndeshje) dhe Carlos Vela (16 gola në 37 paraqitje) – njofton Telegrafi.

SuperRonaldo është shpallur edhe lojtari më i mirë i sezonit 2013/2014 në Primera Division dhe çmimet për të nuk ndalen këtu, pasi e ka fituar edhe çmimin për golin më të bukur.

Në video ju sjellim 31 golat e 29-vjeçarit në sezonin e kaluar:

Disa nga çmimet kryesore:

Portieri: Keylor Navas

Mbrojtësi: Sergio Ramos

Mesfushori qendror: Luka Modric

Mesfushori ofensiv: Andres Iniesta

Lojtari më i mirë, sulmuesi më i mirë dhe goli më i bukur: Cristiano Ronaldo

Trajneri: Diego Simeone

Lojë të ndershme: Ivan Rakitic

Zbulimi i sezonit: Rafinha Alcantara

/Telegrafi/