Një filxhan kafe dhe katër çaja të gjelbër mund të parandalojnë sulmin në tru
Me kombinimin e dy pijeve të shëndetshme forcohen dobitë e tyre për shëndet dhe bllokohet krijimi i mpiksjeve të gjakut dhe kështu parandalohet krijimi i infarktit dhe pikës në tru.
Te përzgjedhja e pijes së shëndetshme për t’u zgjuar, disa përcaktohen për kafen, të tjerët për çajin e gjelbër, por në fakt më i mirë është kombinimi i këtyre dy pijeve, pohojnë shkencëtarët japonezë nga Qendra Nacionale cerebrale dhe kardiovaskulare.
Ata kanë shqyrtuar shprehitë ushqyese të më shumë se 84.000 japonezëve më të vjetër se 45 deri 74 vjet gjatë 13 vjetëve.
Shkencëtarët zbuluan që një filxhan kafe në ditë redukton rrezikun nga sulmi në tru dhe zemër për 20 për qind, ndërsa katër filxhanë me çaj të gjelbër kanë efekt të ngjashëm.
Megjithatë, rrezikun më të vogël nga sulmi në tru e kanë pasur të testuarit që çdo ditë kombinojnë kafen e zezë dhe çajin e gjelbër, sepse atëherë potencohen dobitë e atyre pijeve për shëndet.
“Ky është një studim, i cili vërteton efektet e kombinuara të çajit të gjelbër dhe kafesë në sulmin në tru”, – ka thënë autori i studimit, dr. Yoshihiro Kokubo.
Ai tutje shton që masa ideale është një filxhan kafe dhe katër filxhanë të çajit të gjelbër në ditë, por edhe dy filxhanë çaj me kafe munden në mënyrë të konsiderueshme të reduktojnë rrezikun nga krijimi i mpiksjeve të gjakut dhe sulmi në tru. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit