LAJMI I FUNDIT:

Menopauza e hershme shton rrezikun për sulm në tru dhe zemër

Menopauza e hershme shton rrezikun për sulm në tru dhe zemër

Femrat të cilat kalojnë përmes menopauzës para moshës 46 vjeçe, sipas shkencëtarëve amerikanë dy herë më shumë janë të rrezikuara nga sulmi në zemër dhe ai në tru.

Hulumtuesit e universitetit Alabama kanë përcjellë shëndetin e 2.509 femrave, me prejardhje të ndryshme etnike dhe me këtë rast kanë konstatuar se 28 për qind e tyre përmes menopauzës kishin kaluar para moshës 46- vjeçe. Shkencëtarët këtë rrezik e
kanë shpjeguar me ndikimin e zvogëlimit të pranisë së hormoneve të estrogjenit.

Shkencëtarët paralajmërojnë femrat që më herët hyjnë në menopauzë se rrezikohen nga aneurizmat e trurit. Aneurizmat janë zgjerime anormale të venave të gjakut pëlcitja e të cilave mund të shkaktojë pasoja të rënda. Sipas rezultateve të botuara nga “Journal of Neurolnterventional Surgery” në menopauzë para moshës 40 kishin hyrë 26 për qind e femrave, në krahasim me 19 për qind që nuk vuanin nga aneurizma. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori