LAJMI I FUNDIT:

Qëndrimi ulur dhe shikimi i televizorit, reduktojnë jetën

Qëndrimi ulur dhe shikimi i televizorit, reduktojnë jetën

Kufizimi i kohës gjatë qëndrimit ulur në vetëm tri orë në ditë mund të na zgjasë jetën edhe për dy vjet, ndërsa nëse reduktojmë shikimin e televizorit në dy orë në ditë, jetën do ta zgjasim për 1,4 vjet.

“Ky është studim i popullsisë. Ai nuk mundet t’u thotë se çfarë efekti do të arrini nëse çoheni nga sofa. Megjithatë, nëse gjeneratat e ardhshme kalojnë më shumë kohë në lëvizje, ka shumë mundësi që do të jetojnë më gjatë. Shumica prej nesh gjatë ditës kalon më shumë se tri orë në pozitën ulur prandaj ky synim tani është mjaft optimist", ka thënë profesori David Spiegelhalter; ekspert për vlerësimin e rrezikut.

Çdo ditë kemi gjithnjë e më shumë dëshmi që sa më shumë kohë kalojmë duke qëndruar ulur, aq më të pashëndetshëm jemi. Disa hulumtime kanë lidhur qëndrimin ulur dhe shikimin e televizorit me diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Në hulumtim janë përfshirë 167.000 persona, megjithatë nuk janë evidentuar stilet e tyre të jetës. Nuk dihet se cilët prej këtyre personave kanë qenë me shëndet të dobët edhe para hulumtimit, transmeton BBC.


Megjithatë, ekspertët besojnë që këto vlerësime, të cilat janë të bazuara në pesë hulumtime të mëdha, janë të pasigurta në parashikimin e rreziqeve individuale. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori