LAJMI I FUNDIT:

Me vitamina kundër stresit

Me vitamina kundër stresit

Sipas klasifikimit ICD 10 cilido stres pak më intensiv fizik ose mental i paraprinë reaksionit akut të stresit, e stresi lidhet me ngjarjet nga jeta dhe ndërrimet e rëndësishme jetësore - me çrregullimet e adaptimit.

Stresi është pjesë e shëndetshme e jetës sonë të përditshme, por stresi i tepërt mund të shkaktojë probleme si emocionale ashtu edhe fizike. Stresi mund të kontribuojë në zvogëlim të produktivitetit, sëmundjes së zemrës, lodhjes dhe nervozës kronike. Stresi i tepruar gjithashtu shkakton që truri juaj të lirojë kortizol, një materie kimike që kontribuon në shtim të peshës.

Edhe pse vitaminat dhe mineralet nuk mund ta eliminojnë stresin, ato së paku mund reduktojnë efektet e tij në trup dhe mendjen tuaj. Shumica e njerëzve e njohin vitaminën C për dobitë e saj në forcimin e imunitetit. Kjo vitaminë mund të shtojë qelizat e bardha të gjakut kështu duke përmirësuar aftësinë e trupit tuaj të shmangë gripin, ftohjen dhe infeksionet tjera bakteriale. Por, vitamina C mund gjithashtu të ndihmojë nëse vuan nga stresi kronik apo stresi i tepruar. Kjo vitaminë posedon përbërës antistresues dhe mund të ndihmojë turpit tuaj në prodhimin e serotonit, një neurotransmetues që ka efekt qetësues.

Kivi, brokoli, spinaqi, avokadoja, frutat kokërr dhe frutat citrik janë burim natyral që përmbajnë vitaminën C me bollëk. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori