LAJMI I FUNDIT:

Uji zvogëlon rrezikun për karcinomë të fshikës urinare

Uji zvogëlon rrezikun për karcinomë të fshikës urinare

Një studimi i ri në të cilin janë përfshirë 48.000 meshkuj, ka treguar se meshkujt që pinë më shumë se 2.5 litra ujë në ditë janë për 24 për qind më pak të rrezikuar që të fitojnë karcinomë të fshikës urinare.

Uji, si pija më e shpeshtë, pastron çfarëdolloj qelizash kancerogjene dhe nuk shkakton kurrfarë dëmi- thonë shkencëtarët.

Kërkuesit pranë Universitetit Brown kanë analizuar participantët meshkuj me moshë mesatare 40-vjeçare për 22 vjet. Participantët çdo katër vjet janë pyetur se sa ujë konsumojnë mesatarisht.

Rezultatet kanë treguar se uji është i dobishëm nëse pihet në sasi më të madhe gjatë moshës së re, pasi më vonë e efekti i tij bie. Ky studim sugjeron se nëse në moshë të re konsumohet sasi më e madhe e ujit, zvogëlohet rreziku për karcinomë.


Karcinoma e fshikës së urinës është forma e katërt më e shpeshtë e karcinomës te meshkujt. Kjo sëmundje i atakon më shpesh meshkujt sesa femrat, edhe atë gjatë moshave ndërmjet 50 dhe 80 vjet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori