LAJMI I FUNDIT:

Stresi te shtatzënat ndikon te fetusi

Stresi te shtatzënat ndikon te fetusi

Një studim i realizuar në Gjermani sugjeron se stresi të cilin e përjetojnë shtatzënat mund të ketë ndikim të përhershëm te fëmija.

Rezultatet e publikuara në revistën “Translational Psychiatry” tregojnë se stresi i shprehur te shtatzënat sjell deri te ndryshimet biologjike te receptorët për hormonet e stresit te fëmijët.

Shkencëtarët besojnë se këto ndryshime në të ardhmen mund të sjellin deri te zvogëlimi i kontrollimit të stresit, por edhe deri te zhvillimi i sëmundjeve mendore dhe problemeve me sjellje.

Në studim janë shfrytëzuar të dhënat nga 25 femra dhe fëmijët e tyre, të cilët tash janë në moshë nga 10 deri në 19 vjet.


Hulumtuesit pranë Universitetit të Konstanzës që e kanë realizuar këtë studim, planifikojnë të bëjnë kërkime shtesë në të cilat do të përfshihen më shumë nëna dhe fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori