LAJMI I FUNDIT:

Çaji i gjelbër e ul kolesterolin, por jo mjaftueshëm

Çaji i gjelbër e ul kolesterolin, por jo mjaftueshëm

Çaji i gjelbër ul nivelin e kolesterolt të keq (LDL-kolesterolit), ndërsa nuk e ndryshon nivelin e kolesterolit të mirë, thonë shkencëtarët kinezë.

Ekspertët kanë analizuar rezultatet e 14 studimeve, gjatë të cilave pjesëmarrësit kanë konsumuar çaj të gjelbër ose ekstrakt të këtij çaji. Rezultatet kanë treguar se ky çaj ka zvogëluar nivelin e kolesterolit të keq për 2 %.

Ulja e tillë nuk është e mjaftueshme, prandaj ky çaj nuk mund të rekomandohet si zëvendësim i medikamenteve të dëshmuara që ulin kolesterolin. Për këtë arsye, ekspertët më së shumti e rekomandojnë këtë çaj vetëm për efektin e tij si parandalues të sëmundjeve të ndryshme, siç janë sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori