LAJMI I FUNDIT:

Muzika ‘metal’ nuk është e lidhur me drogën dhe depresionin

Muzika ‘metal’ nuk është e lidhur me drogën dhe depresionin

Ekuacioni mes muzikës metal, satanizmit, drogës, violencës dhe vrasjes është nënshkruar tashmë nga pjesa më e madhe e mjeteve të informimit. Por së fundi shkenca ka dalë në mbrojtje të kësaj rryme.

Shumë studime shkencore kanë treguar se muzika metal nuk shkakton depresion dhe urrejtje tek fansat e saj, transmeton Telegrafi.

Ka shumë studentë universitarë që adhurojnë këtë lloj muzike dhe që marrin nota më të larta se mesatarja.

E njëjta gjë mund të thuhet për paragjykimet që i përkasin vetëvrasjeve mes përkrahësve ‘metal’, një kërkim i bërë me studentët me çrregullime psikiatri ke, që ishin dhe dëgjues të zakonshëm të hard rock-ut dhe metalit, ka treguar përmirësime të dukshme pas dëgjimit të muzikës së tyre të preferuar.


Ndaj, ashtu siç ndodh gjithnjë, muzika përmirëson gjendjen shpirtërore të njeriut, pa e bërë depresiv dhe në rastet kur është e zhanrit metal.

Për sa i përket analogjisë me drogën, zbulimet tregojnë se realisht adoleshentët abuzojnë me drogën kur rriten në kontekste sociale të vështira, ose kur vetë prindërit janë ata që përdorin drogën ose alkoolin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori