LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, MSH shpall epideminë e fruthit

Maqedoni, MSH shpall epideminë e fruthit

Ministra e Shëndetësisë në Maqedoni ka shpallur të martën epideminë e fruthit, pasi që në mbarë vendin u regjistrua rritja e rasteve të të infektuarve.

Sipas të dhënave të kësaj ministrie, në mbarë vendin deri tani janë regjistruar 678 raste të të sëmurëve nga fruthi, me ç`rast është vlerësuar si shifër alarmante që ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore të ndërmarrin masat preventive për gjendjen e jashtëzakonshme nga ky virus.

Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani, deklaroi se është miratuar një konkluzion me të cilin obligohet vaksinimi i të gjithë personave nga gjashtë muaj deri në 40 vjet, të cilët nuk kanë pranuar vaksinën kundër fruthit, sidomos kjo ka të bëjë me kategorinë e fëmijëve deri në 5 vjet- raporton INA.

Epidemia deri tani është shpallur në Shkup, Kumanovë dhe Strumicë, ku u regjistrua numri më i madh i të infektuarve, ndërsa Osmani theksoi se nuk ka nevojë për panik, pasi situata nëpër institucionet shëndetësore është nën kontroll. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori