LAJMI I FUNDIT:

Yndyrat e qumështit e mbrojnë zemrën

Yndyrat e qumështit e mbrojnë zemrën

Është e njohur se qumështi, produktet qumështore si edhe produktet e tjera shtazore, përmbajnë sasi të madhe të trans yndyrave. Këto yndyra karakterizohen me faktin se përmbajnë një apo më shumë lidhje dyfishe.

Studimet e reja të realizuara te minjtë kanë treguar se trans yndyrat nga qumështi dhe produktet e tij, në realitet mund ta zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Shkencëtarët i kanë ushqyer minjtë me ushqim në të cilin kanë injektuar sasi të mëdha të trans acidit yndyror, i cili është i pranishëm në qumështin natyror të kafshëve dhe në produktet e tij. Pas 16 javësh, rezultatet kanë treguar zvogëlim të sasisë së përgjithshme të LDL-kolesterolit dhe triglicerideve.

Supozohet se për aftësinë pozitive të veprimit të këtij trans acidi yndyror është meritore aftësia e tij për zvogëlimin prodhimit të hilomikroneve, grimca të cilat luajnë rol në transportin e yndyrave dhe të cilat konsiderohen edhe si faktorë të rëndësishëm në disa çrregullime metabolike.


Rezultatet tregojnë se trans yndyrat natyrore dallojnë nga trans yndyrat e dëmshme, të cilat më së shpeshti janë të pranishme në ushqimin e përpunuar dhe këto yndyra jo-natyrore janë në lidhshmëri me rritjen e rrezikut për sëmundje të zemrës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori