LAJMI I FUNDIT:

Higjiena e tepërt dëmton shëndetin

Higjiena e tepërt dëmton shëndetin

Shkencëtarët bënë të ditur se higjiena e tepërt ndikon në sistemin imunitar të fëmijëve dhe të rinjve. Studiuesit e shkollës mjekësore në Universitetin e Michiganit pohuan se fëmijët dhe të rinjtë, të cilët përdorin shumë sapunët antibakterial që përmbajnë triklosan, rrezikohen më shumë nga alergjitë dhe gripi. Sipas rezultateve të jesh shumë i pastër mund të të sëmurë.

Krahas kësaj në studim behet e ditur se ekspozimi i tepërt ndaj BPA( Bisfenol kimik A) mund të dobësojë edhe sistemin imunitar të një të rrituri.

Triklosani i përdorur shumë në sapunët antibakterialë, kolinozët, aparaturat mjekësore dhe çantat e bebeve, është një agjent anti-mikrob. Ndërsa BPA është pjesë përbërëse e kimikatit që ambalazhon produkte ushqimore si konserva, lëngjet e frutave, qumështi etj. Në të njëjtën kohë është pjesë e rëndësishme e plastikës polikarbon. Kjo lëndë ndikon në sistemin hormonal të njerëzve.

Në këtë studim studiuesit e shkollës mjekësore të universitetit analizuan të dhënat e marra nga anketat mbi Shëndetin kombëtar dhe ushqyerjen, të zhvilluara gjatë viteve 2003-2006. Specialistët krahasuan diagnozën e llojeve të ndryshme të alergjive me nivelin e triklosanit, BPA dhe sitomegalovirus të gjendur në urinën e fëmijëve mbi 6 vjeç dhe të rriturve.


Sipas të dhënave bëhet e ditur se personat mbi 18-vjeç që paraqitën një nivel të lartë të BPA-së kanë një nivel të lartë të CMV antikor. Te të rinjtë që patën një nivel të lartë të triklosani u vërtetua se rrezikohen shumë here më shumë nga shfaqja e gripit apo alergjive tjera./GazetaStart/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori