LAJMI I FUNDIT:

Barnat bllokues dhe sëmundjet e zemrës

Barnat bllokues dhe sëmundjet e zemrës

Sipas statistikave të fundit 5.2 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara janë të prekur nga pamjaftueshmëria funksionale e zemrës, një term i përgjithshëm për gjendjen kur zemra nuk arrin të plotësojë si duhet nevojat e trupit. Ky funksionimi i pamjaftueshëm quhet edhe pamjaftueshmëri e zemrës. Ndërsa trajtimi i kësaj gjendjeje ndryshon, studimet e reja tregojnë se një terapi e veçantë me barna bllokues shpesh nënvlerësohet.

Çdo vit, më shumë se një milion pacientë hospitalizohen për shkak të aftësisë së kufizuar të zemrës, që ndodh kur muskujt e zemrës nuk janë në gjendje të lirohen e shtrëngohen normalisht. Doktor Greg Farrow pranë shkollës mjekësore të universitetit të Kalifornisë thotë se kjo gjendje shkakton pakësimin e rrjedhës së gjakut në organizëm duke paraqitur te pacienti simptoma të tilla siç është lodhja ose probleme në qarkullimin e gjakut.

Spitalet në mbarë Amerikën janë pajisur me një listë udhëzimesh për trajtimin e funksionimit të pamjaftueshëm të zemrës. Ndër këto rekomandime si terapi e mundshme përfshihet trajtimi me një grup barnash të quajtur aldosteron-antagonistë ose bllokues. Doktor Forrow thotë se këto ilaçe të provuara klinikisht kanë treguar se mund të ofrojnë një mbrojtje të gjerë për këta pacientë.

Gjatë studimit, doktor Farrow zbuloi se barnat bllokues kundër kësaj sëmundjeje kardiake përdoreshin vetëm në 30 për qind të rasteve.


Terapia me antagonistë të aldosteronit është tepër e lehtë dhe kushton pak, thotë Farrow, ndërsa studimi tregon se spitalet e nënvlerësojnë këtë terapi. Sipas të dhënave, numri i njerëzve të prekur nga funksionimi i pamjaftueshëm i zemrës po vjen duke u rritur.

Autorët e këtij studimi shpresojnë se rezultatet e studimit të fundit do t’i nxisin spitalet që të shtojnë trajtimet me barna bllokues ose aldosteron-antagonistë për pacientët që preken nga funksionimi i pamjaftueshëm i zemrës. /VoA/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori