LAJMI I FUNDIT:

Vitamina E zvogëlon rrezikun për sëmundjen Alzheimer

Vitamina E zvogëlon rrezikun për sëmundjen Alzheimer

Një studim i ri i realizuar nga shkencëtarët suedezë pohon se niveli i lartë i vitaminës E në gjak, zvogëlon rrezikun e shfaqjes së sëmundjes Alzheimer në moshë të shtyre, që tregon se kjo vitaminë parandalon rënien e funksioneve njohëse.

Në studim janë përfshirë 230 pjesëmarrës të moshave mbi 80 vjeç. Fillimisht autorët e studimit kanë caktuar vlerat e vitaminës E në gjakun e participantëve, ndërsa të njëjtën analizë e kanë bërë edhe pas gjashtë vitesh.

Rezultatet e botuara në revistën Journal of Alzheimer’s Disease tregojnë se niveli i lartë në gjak i të gjitha formave të vitaminës E kishte zvogëluar rrezikun për shfaqjen e demencës për 45-54%, varësisht prej llojit të kësaj vitamine.

Këto rezultate tregojnë se kombinimi i formave të ndryshme të vitaminës E, ka efekt neuro-produktiv dhe e mbron popullatën e moshuar nga sëmundja Alzheimer. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori