Kohët e fundit, përfaqësues nga e gjithë bota diskutuan mbi rreziqet që përbëjnë barnat e falsifikuara në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë. Ky problem po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se më tepër se gjysma e të gjitha ilaçeve të blera në internet janë false. Ekspertë amerikanë thonë se nuk ka një zgjidhje të vetme për këtë çështje.
Vitin e kaluar, 84 foshnje vdiqën në Nigeri për shkak të shurupit toksik për dhimbjen e dhëmbëve. Gjatë vitit të kaluar pati më tepër se 2 mijë raste kur ilaçet e falsifikuara shkaktuan sëmundje, ose vdekje, sipas shoqatës Instituti për Sigurinë e Produkteve Farmaceutike. Kemi të bëjmë me një rritje prej më tepër se 9 për qind krahasuar me vitin 2008. Scott LaGanga, drejtor i PHARMA-s, një kompani kryesore për kërkime dhe prodhime farmaceutike, thotë se shitja e ilaçeve me cilësi të dobët është një tregti e lehtë dhe me përfitime.
“Jo të gjithë njerëzit janë ekspertë. Ne i besojmë rrjetit të furnizimit se do të dërgojë produktin e duhur. Në shumë vende në zhvillim ky besim mund të dëmtohet. Për shkak se prodhimi, shpërndarja dhe shitja e këtyre ilaçeve po bëhet një aktivitet fitimprurës, shumë nga këto produkte janë me cilësi të dobët dhe jashtë standardit”.
Prodhimi dhe shitja e ilaçeve false përbën problem si për vendet e varfra, edhe për ato të pasura. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se në vendet e pasura, tek ilaçet false zakonisht përfshihen hormonet, steroidet dhe ilaçet kundër kancerit.
Por në vendet në zhvillim, sidomos në Afrikë, pacientët blejnë ilaçe, shpesh false, për mjekimin e sëmundjeve që përbëjnë kërcënim për jetën, si malaria, tuberkulozi dhe virusit HIV dhe SIDA.
Ashifi Gogo drejton një kompani që i mbron konsumatorët nga ilaçet false. Ai thotë se qeveria nigeriane po e lufton këtë fenomen përmes një teknologjie që ka shpikur kompania telefonike.
“Ne kemi zhvilluar teknologji, që i ndihmon konsumatorët t’i dallojnë ilaçet e rregullta kur i blejnë ato. Në kutinë e ilaçit vendoset një etiketë me kod elektronik dhe secilit ilaç ka një numër të veçantë. Kur blen një ilaç, e gërvisht etiketën dhe nis me SMS numrin që sheh dhe merr menjëherë një përgjigje tek banaku i farmacisë, nëse ilaçi është i rregullt, apo false”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se megjithëse ilaçet false shiten në të gjithë botën, vendet e pasura bëjnë punë më të mirë me politikat e shitjes dhe parandalimin e shitjes së ilaçeve false. Scott la Ganga thotë se lufta ndaj këtyre lloj ilaçeve është më e vështirë ngaqë disa vende nuk kanë ligjet e nevojshme.
“Edhe nëse një vend ndërmerr një hap të jashtëzakonshëm përpara, sikurse SHBA ka bërë në vite, me një sistem rregullator tepër të fortë përmes Agjencisë Federale të Ilaçeve, e cila zbaton mjaft mirë ligjet për këtë sektor, dhe që ka koordinim të mirë në mbarë botën, kjo nuk është e mjaftueshme për pjesën tjetër të botës. Po ashtu nuk është e mjaftueshme për ata njerëz që blejnë ilaçe në internet”.
Shumë prodhues të ilaçeve, si India dhe Brazili, e akuzojnë industrinë farmaceutike se e shfrytëzon çështjen e ilaçeve false për të mbrojtur patentën e produkteve të saj. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se problem për të nuk përbën e drejta e pronës intelektuale, por shëndeti publik. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit