LAJMI I FUNDIT:

Vezët dhe diabeti

Vezët dhe diabeti

Studimet e fundit epidemiologjike në Kinë, të zhvilluara në rreth 3 mijë persona më të moshuar se 20 vjet, bëjnë të ditur se ka lidhje në mes të konsumimit të vezëve dhe rrezikut nga diabeti.

Studimet e mëhershme e kanë lidhur konsumimin e vezëve me nivelin e rritur të kolesterolit dhe triglicerideve në gjak dhe me rrezik më të rritur të prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ndërsa studimet më të reja kineze thonë se madje dy vezë në javë rrisin rrezikun nga diabeti, ndërkaq rreziku më i lartë është nga konsumimi i më shumë se një veze në ditë.

Rezultatet e hulumtimit bëjnë të ditur se konsumimi i vezëve është ngushtë i lidhur me rrezikun për diabet dhe se rreziku është më i lartë për femrat se për meshkujt. Për momentin nuk është i qartë mekanizmi i cili qëndron prapa lidhjes së konsumimit të vezëve dhe rrezikut të rritur për diabet. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori