LAJMI I FUNDIT:

Djathi forcon imunitetin

Djathi forcon imunitetin

Sipas një studimi të ri të shkencëtarëve finlandezë, konsumimi i djathit probiotik forcon imunitetin e personave të moshuar.

Dihet se bakteret probiotike nga jogurti forcojnë sistemin imunitar, ndërsa me këtë studim është zbuluar se edhe djathi mund të jetë i pasur me baktere probiotike dhe të ketë veprim dobiprurës në shëndet.

Në studimin e publikuar nga FEMS Immunology & Medical Micro kanë marrë pjesë vullnetarë të moshave ndërmjet 72 dhe 103 vjeç, të cilët janë ndarë në dy grupe. Për një periudhë katërjavore, grupi i parë ka konsumuar djathë të pasur me bakteret probiotike Lactobacillus rhamnosus dhe Lactobacillus acidophilus, teksa grupi tjetër ka marrë djathë-placebo.

Rezultatet kanë treguar se konsumimi i djathit me përmbajtje probiotike, forcon imunitetin e personave të moshuar, gjë që është shumë e rëndësishme në këtë moshë, pasi që ata vazhdimisht i nënshtrohen dobësimit të imunitetit. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori