Ministri Bujar Bukoshi dhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Michael Giffoni, njëherësh edhe përfaqësues i BE-së për veriun e Kosovës, nënshkruan Marrëveshjen e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Italisë në fushën e shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë e ka vlerësuar lartë mbështetjen e Italisë për shëndetësinë kosovare dhe projektet e saj për të ndihmuar në disa fusha të caktuara të shëndetësisë si kardiologjia, kardiokirurgjia dhe në ngritjen e kapaciteteve të sistemit shëndetësor të Kosovës.
“Partnerët tanë nga Italia kanë zhvilluar projekte të rëndësishme për shëndetësinë kosovare, prandaj ne besojmë që marrëveshja e sotme do ta forcojë këtë partneritet të fortë midis dy shteteve edhe në shëndetësi”, tha Bukoshi, duke përmendur investimet që janë bërë dhe do të bëhen nga shteti italian në përfundimin e projektit të Kardiokirurgjisë në Kosovë.
Ambasadori Giffoni tha se nënshkrimi i marrëveshjes është akti final i një bashkëpunimi të mirë midis autoriteteve kosovare dhe atyre italiane në fushën e shëndetësisë dhe rezultat edhe i Konferencës së donatorëve për Kosovën, të mbajtur në Bruksel.
“Ne jemi të fokusuar drejtpërdrejt që ta ndihmojmë Kosovën në tri fusha: në atë të shëndetësisë , promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe etnike dhe në bujqësi”, nënvizoi Giffoni, duke theksuar se Italia, që ka ndihmuar konkretisht Spitalin e Pejës dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, do ta vazhdojë përkrahjen me ekspertë për avancimin e sistemit publik shëndetësor të Kosovës.
Ky bashkëpunim prej ditës së sotme ndërkaq, është konkretizuar edhe me Marrëveshje bashkëpunimi ndërshtetërore midis dy shteteve në shëndetësi. Në interesim të mediave, ambasadori Giffoni dhe ministri Bukoshi kanë dhënë disa komente edhe për çështje të tjera të ndërlidhura me aktualitetin politik në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit