LAJMI I FUNDIT:

Konsumimi i alkoolit dhe kanceri

Konsumimi i alkoolit dhe kanceri

Shkencëtarët nga Universiteti i Milanos kanë bërë një shqyrtim të ri mbi lidhshmërinë ndërmjet konsumimit të alkoolit, procesit të plakjes dhe zhvillimin e kancerit në nivel qelizor.

Rezultatet kanë treguar se rol thelbësor kanë telomeret, struktura të vendosura në skajet e kromozomeve, të cilat shkurtohen me kalimin e viteve.

Konsumimi i tepruar i alkoolit, po ashtu mund të sjellë deri te shkurtimi i telomereve, paraqitja e kancerit, plakja e hershme dhe paraqitja e mëhershme e sëmundjeve të lidhura me plakjen.

Në studim është analizuar ADN e 59 participantëve, të cilët kanë pirë sasi të tepruar të alkoolit (së paku katër njësi alkooli në ditë), dhe ADN e 197 participantëve të cilët janë përfshirë në grupin e kontrollit.


Të dhënat kanë treguar se telomeret ishin dukshëm më të shkurtra te participantët e grupit të parë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori