LAJMI I FUNDIT:

Portokajtë luftojnë efektin negativ të yndyrave

Portokajtë luftojnë efektin negativ të yndyrave

Flavonoidet e portokajve mund të neutralizojnë efektet negative të konsumimit të ushqimeve të shpejta, respektivisht të ushqimit të pasur me yndyra dhe sheqerna, bëjnë të ditur shkencëtarët amerikan.

Studiuesit nga Universiteti Buffalo kanë analizuar 30 persona të moshës nga 20 deri në 40 vjet. Ata kanë vërtetuar se naringenin dhe hesperidin, antioksidues të fuqishëm të cilët gjenden në përbërjen e portokallit, mund të ulin deri në 20% markezët e ndezjeve të cilët krijohen pas konsumimit (të rregullt) të ushqimit yndyror dhe të ëmbël.

Për dallim nga uji dhe lëngjet e ëmbëlsuara, lëngu i freskët i nxjerrë nga portokalli inhibon krijimin e radikaleve të lira dhe aktivizimin e gjeneve specifike të cilat marrin pjesë në proceset e paraqitjes së arterosklerozës dhe rezistencës së insulinës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori