LAJMI I FUNDIT:

Bie numri i rasteve me tuberkuloz në Kosovë

Bie numri i rasteve me tuberkuloz në Kosovë

Në Ditën Botërore të luftës kundër tuberkulozit, në Prishtinë u tha se numri i rasteve të reja me këtë sëmundje ngjitëse në Kosovë po bie, ndërsa autoritetet kosovare, të përkrahura edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Fondi Global, kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt eliminimit të saj.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mybera Mustafa, tha se Dita Botërore kundër TBC-së, është mundësi e mirë për riafirmimin e zotimit të MSH-së për ndërmarrjen e të gjitha masave që eliminimin e TBC-së gradualisht ta shndërrojmë në realitet duke zvogëluar rastet dhe duke ulur vdekshmërinë .

“Në kohën kur sipas shënimeve të pulmologëve tanë vetëm gjatë vitit të kaluar kemi pasur rreth 900 raste të TBC-së dhe kur një e treta e popullatës së botës është e infektuar nga kjo sëmundje, dhe ku sipas statistikave në çdo dhjetë sekonda në botë vdes një person nga TBC-ja, MSh e Republikës së Kosovës i inkurajon të gjithë profesionistët që të japin maksimumin nge vetja e tyre, duke i ndihmuar pacientët me mjekim, por edhe duke i vetëdijesuar dhe edukuar të tjerët se tuberkulozi mund të parandalohet dhe të mjekohet dhe se mjekimi i kësaj sëmundje është falas në vendin tone”, tha Mustafa.

Zëvendësministrja theksoi se fakti që në dy -tre vjetet e fundit në Kosovë ka më pak se 1.000 raste të TBC-së brenda një viti, flet se në luftën kundër TBC-së po bëhet punë e mirë , ndërkohë që sfida kryesore mbetet trajtimi i rasteve me tuberkuloz rezistent.


Ajo theksoi se MSH mbetet e përkushtuar të sigurojë në vazhdimësi terapinë për të sëmurët nga TBC që në Kosovë jepet falas, por edhe për sëmundje të tjera, të zhvillojë programe preventive dhe të ngre kapacitetet fizike dhe profesionale në dispozicion në nivel më të lartë duke ngritur edhe kapacitete të reja sikur që është Klinika e Sëmundjeve të Kraharorit, që po ngrihet në Pejë, një institucion ky që pa dyshim do të reflektojë pozitivisht në përpjekjet për eliminimin e TBC-së në Kosovë. “Mos të harrojmë, ne kemi popullatën më të re në rajon dhe në Evropë, por përveç se e re, ajo na duhet edhe e shëndoshë!”, theksoi zëvendësministrja Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori