LAJMI I FUNDIT:

Ndikimi i ushqimit te kanceri i gjirit

Ndikimi i ushqimit te kanceri i gjirit

Pjesëmarrja e karbohidrateve dhe "ngarkesës së përgjithshme glikemike" në ushqim, është e lidhur me rrezikun për zhvillimin e kancerit të gjirit, njoftojnë shkencëtarët suedezë nga Instituti Karolinska.

Duke analizuar të dhënat e ushqyerjes së 61.433 femrave të grumbulluara gjatë 17 viteve, shkencëtarët nga ky institut kanë treguar se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve me indeks të lartë glikemik (pas konsumimit të të cilave vjen deri te rritja e shpejtë e nivelit të sheqerit në gjak) shton rrezikun për t’u sëmurë nga kanceri i gjirit.

Autorët e studimit të botuar në revistën “International Journal of Cancer”, besojnë se indeksi glikemik i ushqimit ndikon në rritjen e përqendrimit të hormonit insulinë dhe disa hormoneve seksuale në mënyrë që shton rrezikun për zhvillimin e kancerit të gjirit.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori