LAJMI I FUNDIT:

Gjeni përgjegjës për skizofreni

Gjeni përgjegjës për skizofreni

Dy studime të reja kanë treguar se në kuadër të shkaktarëve të skizofrenisë, supozohet rol vendimtar luan një gjen.

Edhe pse afër 1% e popullatës botërore vuan nga kjo sëmundje e rëndë psikike, shumë pak dihet për skizofreninë, ndërsa shumë raste nuk diagnostikohen me kohë.

Shkencëtarët nga instituti mjekësor amerikan “Howard Hughes”, kanë zbuluar një gjen, për të cilin mendojnë se dëmton rritjen dhe zhvillimin e qelizave nervore, duke shkaktuar kështu simptoma, si halucinacionet, depresioni, idetë e marra dhe paranoja.

Gjeni është quajtur DISC1, ndërsa se është fajtor për skizofreninë, për herë të parë kanë treguar shkencëtarët pranë Universitetit të Edinburghut. Ky gjen ka veprim të ngjashëm me litiumin (i cili shfrytëzohet për mjekimin e euforisë) duke penguar lirimin e disa substancave kimike në tru.


“Ky hulumtim na ndihmon të kuptojmë saktë se si zhvillohet procesi në tru, dhe njëkohësisht na është ofruar mundësia për zgjidhjen e këtij problemi kur procesi ndodh në mënyrë të gabuar”, ka thënë udhëheqësi i studimit, Dr. William Hennad.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori